“Përdor një larës shumë të thjeshtë nga Garnier, quhet Pure Active Gel Cleanser për lëkurë të yndyrshme. Hidratoj me Dramatically Different Moisturizing Gel nga Clinique dhe përdor një krem për poshtë syve nga Shiseido, i cili quhet White Lucent. Një herë në javë bëj një scrub me një limon të shtrydhur dhe një lugë mjalt.” – Ina Xhexhi, Gazetare
“Larësi është Garnier Pure Active Gel Cleanser. Është i lirë, ka acid salicilik dhe më bën punë. Pas larësit, përdor tonerin e të njëjtës linjë produktesh po nga Garnier. Hidratuesi quhet Alterra Sleeping Cream, ndërsa zbutësi i buzëve po nga Alterra përmban kamomil dhe është për buzë shumë të dëmtuara. Një herë në dy ditë bëj një scrub Garnier Pure Active Intensive Charcoal Scrub. Ndërsa në fundjavë vë një maskë çfarëdo të më ketë pëlqyer atë ditë në Rossmann Lala.” – Alberta Kamenica, Gazetare
“Në mëngjes e nis me larësin e Kiehl’s Calendula Deep Cleansing Foaming Face Wash, të cilin e plotësoj me tonerin po nga e njëjta markë, Ultra Facial Toner. Hidratuesi im është Atache C Vital me antioksidantë, vitaminë C, lipoacide dhe përbërës kundër rrudhave. Gjithashtu të mbron nga rrezet ultraviolet. Pas kësaj, radhën e ka serumi Atache Lift Therapy, i cili tendos lëkurën dhe e bën të ndihet e freskët. Vjen bashkë me një krem dhe zakonisht i përdor para se të dal.
Grimin e heq me vaj të arrës së kokosit. Në darkë, në vend të serumit të mësipërm përdor një tjetër po nga Atache i cili përmban retinol dhe përbërës kundër rrudhave. Quhet Sublime Lift Night.” – Megi Pojani, Gazetare Lifestyle
“Grimin e heq me ujë micelar nga Garnier për lëkurë të ndjeshme dhe fytyrën e pastroj me Nivea Anti-Blemish Daily Wash Scrub. Si hidratues përdor kremin klasik të ditës nga Nivea.” – Sindi Salaj, Gazetare
“Fytyrën e laj me një sapun me vaj argani nga L’Erbolario. Hidratoj me Cameline Day Cream, i cili është antirrudhë, perfekt për t’u vënë poshtë grimit dhe ka SPF20. Është i pasur me qumësht deveje dhe baltë nga deti i vdekur. Çdo fundjavë bëj një maskë me po të njëjtit përbërës. Po ashtu, një herë në javë bëj vetë një scrub me vaj argani dhe pak sheqer kaf. Dy herë në vit, pastrim të thellë tek estetistja.” – Brikena Sallo, Menaxhere Marketingu e Anabel
“Fytyrën e laj me Garnier Pure Active Gel Cleanser dhe s’bëj asgjë tjetër.” – Denisa Skodi, Gazetare
“Larësi im është Caudalie Instant Foaming Cleanser. Përdor një toner të Estee Lauder, quhet Perfectly Clean i cili shërben si toner dhe eksfoliues. Më pas vendos serumin Caudalie Vinoperfect dhe e mbyll me hidratuesin e Estee Lauder Day Wear. Një herë në javë bëj një scrub me Estee Lauder So Polished.” – Vilma Bojaxhiu, Menaxhere Marketingu ViaAnabel.
“Grimin e heq me një produkt nga L’oreal, quhet Skin Perfection Cleansing & Perfecting Milk. Më pas i bie përsipër me Micellar Cleansing Water, po nga L’oreal. Në mëngjes hidratoj me Estee Lauder Clear Difference, ndërsa natën me Estee Lauder Nutritious Vitality8.” – Ana Haxhimali, Gazetare
“Rutina ime është shumë e thjeshtë. Përdor një larës nga Rival de Loop me ekstrakt Ginkgo. Hidratoj me kremin e fytyrës Nivea Soft dhe kaq. Një herë në dy javë bëj një scrub me vaj ulliri dhe sheqer. Mos më pyesni për përmasa se i shoh me sy.” – Viola Gjoleka, Menaxhere e Përgjithshme ViaAnabel
“Fytyrën e laj me sapun Dove apo ç’të gjej në tualet. Pjesën tjetër ia lë në dorë fatit.” – Ina Omuri, Fotografe
“Kam disa sete larëse, por po tregoj atë që po përdor momentalisht. Është nga Clinique dhe përmban një Liquid Facial Soap që është larës, një Clarifying Lotion që shërben si toner dhe Dramatically Different Moisturizing Gel që është hidratues. Kur dua të ndihem më ekstra, përdor një set të ngjashëm nga Lancome. Pas setit vendos në gjithë fytyrën vajin Abeille Royale nga Guerlain, por vetëm një herë në dy ditë ose kur jam në humor. Rregulisht bëj gjithashtu një maskë argjile që s’e mbaj mend si quhet.” – Adela Durmishaj, Konsulente për Metodat e Shitjes dhe Marketimit