
Ori Nebijaj ka flokët më zilepsës sot për sot: ngjyra e përsosur bionde në karamel, të gjatë, të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Flokët e Orit duken mirë kur janë të drejtë;
me onde;
të kapur bisht;
të mbledhur topuz.
Po kështu duken mirë edhe kur prezanton “Wake Up”, që në shtatë të mëngjesit.
Natyrshëm lind pyetja: Çfarë përdor? Moderatorja tregoi për Anabel.al se “nuk ka ndonjë formulë magjike”, por thjesht i zgjedh produktet me kujdes. “I pres shumë rrallë dhe i lyej shumë rrallë,” shtoi ajo.
Sigurisht që nëse nuk ju ka buzëqeshur fati me flokë si të Orit, ne ju këshillojmë t’i prisni të paktën çdo tre muaj, në mënyrë që t’i keni më të shëndetshëm. Përpos prerjes dhe lyerjes, Ori theksoi se i kreh dhe modelon rrallë, sepse i ka të drejtë. Shampon nuk e ndërron shpesh, jo të paktën për gjashtë muaj. Nga vajrat e kujdesit për flokët preferon vajin e arganit, i cili forcon rrënjët. Përsa i përket maskës, Ori përgatit një maskë me vezë dhe kos.