
Aura, fusha e energjisë që rrethon çdo qenie të gjallë, shpesh shihet e lidhur ngushtë me astrologjinë, jo vetëm me shenjën tënde të zodiakut, por edhe me ndikimin e fenomeneve astrologjike që ndodhin në çdo moment.
Prej disa vitesh, fotografë të specializuar kanë tentuar të "kapin" aurën përmes imazheve dhe ta interpretojnë atë në lidhje me personalitetin e njeriut. Paralelisht, astrologët po përpiqen ta lidhin ngjyrën dhe intensitetin e aurës me hartën astrologjike të secilit person. Si rrjedhojë, po shfaqet një trend gjithnjë e më popullor: analizat astrologjike që kombinojnë shenjën, pozicionin e planetëve dhe aurën personale.
Megjithatë, ekziston një mënyrë më e thjeshtë për të zbuluar ngjyrën themelore të aurës dhe ajo lidhet drejtpërdrejt me shenjën tënde të horoskopit.
Dashi – Aura e Kuqe: Zjarr
Dashi është simbol i pasionit, instinktit dhe vullnetit të fortë. Aura e tij është e kuqe flakë, njësoj si energjia e tij e brendshme: e zjarrtë, konkurruese dhe herë pas here impulsive.
Demi – Aura Jeshile e Thellë: Rrënjë të forta
Demi është i lidhur ngushtë me natyrën dhe kjo pasqyrohet në aurën e tij ngjyrë jeshile. Është ngjyrë që simbolizon stabilitet, mirëqenie dhe lidhje të thellë me tokën, metaforikisht dhe praktikisht. Jeshilja lidhet edhe me paratë dhe bollëkun, të cilat Demi i vlerëson shumë (veçanërisht për t’i shpenzuar me stil).
Binjakët – Aura e Verdhë: Gëzim dhe dritë
Ngjyra më e ndritshme dhe më optimiste: përshkrimi perfekt i një Binjaku. Të shoqërueshëm, kuriozë dhe gjithmonë në lëvizje, aura e tyre përçon gëzim dhe një energji lozonjare që nuk rresht kurrë.
Gaforrja – Aura Rozë: Zemra e zodiakut
Gaforrja është një det emocionesh, dhe kjo përkthehet në një aurë të butë rozë. E ndjeshme, e kujdesshme dhe shumë e lidhur me dashurinë, familjen dhe kujtimet, ajo transmeton ngrohtësi edhe përmes gjërave më të vogla.
Luani – Aura Portokalli: Magnetizëm dhe fuqi
Luani është spektakolar dhe ashtu është edhe aura e tij. Portokallia e ndezur simbolizon vetëbesim, ambicie dhe një nevojë të lindur për të ndriçuar kudo që shkon. Në një botë me hije, Luani është gjithmonë drita.
Virgjëresha – Aura Blu Mbretërore: Qartësi dhe logjikë
Virgjëresha është simbol i analizës, organizimit dhe të menduarit të pastër. Aura e saj blu e errët ose mbretërore pasqyron një natyrë që kërkon përsosmëri, thellësi mendore dhe komunikim të qartë.
Peshorja – Aura Bojëqielli: Elegancë dhe harmoni
Peshorja përfaqëson ekuilibrin dhe bukurinë. Aura e saj ngjan me ujërat e kthjellëta të Detit Jon: e qetë, harmonike dhe e rafinuar. Ajo e do estetikën dhe e tillë është edhe aura e saj.
Akrepi – Aura Blu e Errët: Mister dhe intuitë
Akrepi ka thellësi që nuk dallohet lehtë. Aura e tij është ngjyrë blu e errët dhe pasqyron një përzierje intensive të ndjeshmërisë, mençurisë dhe intuitës. Ai e dallon të vërtetën edhe kur të tjerët shohin vetëm fasadën.
Shigjetari – Aura Portokalli e lehtë: Entuziazëm dhe vizion
Shigjetari është eksploruesi i madh i zodiakut, ndaj nuk është çudi që aura e tij është portokalli e lehtë, ngjyrë e aventurës, filozofisë dhe zbulimit të vetvetes. Ai e jeton jetën me sy hapur dhe shpirt të lirë.
Bricjapi – Aura vishnje (e kuqe e errët): Vendosmëri dhe stil
Aura e Bricjapit është po aq elegante sa dhe e fortë. Ngjyra e kuqe e errët ose vishnje përfaqëson disiplinën, ambicien dhe pasionin e heshtur që ndonjëherë fshihet pas një pamjeje të qetë dhe të përmbajtur.
Ujori – Aura Jeshile e çelët: Shërim dhe ide progresive
Ujori është reformator dhe altruist. Aura e tij është jeshile e çelët, ngjyrë që lidhet me shërimin dhe energjinë pozitive. Ai mendon për të ardhmen, për njerëzit dhe për mënyrat se si bota mund të bëhet më e mirë.
Peshqit – Aura Vjollcë: Magji dhe ndjeshmëri
Peshqit janë ëndërrimtarët e zodiakut dhe aura e tyre pasqyron këtë thellësi shpirtërore. Vjollca është ngjyra e lidhjes me universin, intuitës, artit dhe emocioneve që s’kanë nevojë për fjalë. Është një ngjyrë që flet për qetësi, por edhe për mister.