Lifestyle

Çfarë fsheh dysheku 400 mijë dollarësh i Drake

Çfarë fsheh dysheku 400 mijë dollarësh i Drake

Në fillim të muajit, Drake u kthye në kryefjalën e titujve pasi i tregoi botës shtëpinë ku jeton. Turi vërtetoi se reperi fle mbi tufa me para – në kuptimin e dytë të fjalës sepse dysheku i tij kushton 400 mijë dollarë.

Dysheku, i cili prodhohet nga kompania suedeze Hästens , ka një listë pritjeje në New York dhe Los Angeles. Fillimisht u prodhuan vetëm 12 dyshekë, secili prej tyre u punua me dorë për më shumë se 600 orë.

Pra u nevojitën 600 orë punë që një ekip prej katër personazh të prodhonte një dyshek. Me pak fjalë, një muaj punë. Le të mos sillemi sikur çmimi justifikon punën. Sidoqoftë, nuk është orendia me çmimin më qesharak në shtëpinë e Drake: llambadari i tij ka 20 miijë kristale Swarovski.

Në fakt, në botën e të famshmëve, përbri Jennifer Lopez që shpenzon 1200 dollarë në javë për trajtime fytyre me placentë, Rihanna-s që shpenzon 25 mijë dollarë në javë për flokët dhe makinës 3.4 milionë dollarëshe të Drake, dysheku gjys milionësh ngjan si ujdi e mirë.

Çfarë fsheh dysheku 400 mijë dollarësh i Drake

Shumica prej nesh nuk do të shpenzojnë 400 mijë dollarë gjatë gjithë jetës, por gjithsesi është argëtuese të lexosh për kulturat e ndryshme të gjumit. Sipas një interviste të menaxherit të dyqanit Hästens në Los Angeles, Linus Adolfsson, suedezët e vlerësojnë shumë gjumin. Adolfsson e përshkruan si një formë të kujdesit ndaj vetes dhe thotë se dysheku duhet të kushtojë më shumë se makina:

“Dysheku duhet të jetë orendia më e rëndësishme në shtëpi. Në Suedi, nëse divani kushton më shumë se dysheku, njerëzit s’e kuptojnë. Kemi tjetër sjellje ndaj gjumit,” tha Adolfsson për Vice.

Në realitet, kjo është e gjitha një lojë marketingu: suedezët shpikën edhe fjalën “lagom,” që do të thotë “fiks sasia e duhur,” që nuk mund të aplikohet për këtë etiketë çmimi. Por mos u shqetësoni, një dyshek klasik Hästens kushton vetëm 190 mijë dollarë.

Burimi: The Guardian

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

What Drake's $ 400,000 mattress hides

Çfarë fsheh dysheku 400 mijë dollarësh i Drake

Earlier this month, Drake returned to the headlines after showing the world where he lives. Turi confirmed that the rapper sleeps on bundles of money - in the second sense of the word. His mattress costs $ 400,000.

The mattress, which is manufactured by the Swedish company Hästens, has a waiting list in New York and Los Angeles. Initially only 12 mattresses were produced, each of which was handmade for more than 600 hours.

So it took 600 hours of work for a team of four characters to produce a mattress. In short, a month of work. Let’s not act like the price justifies the work. However, it is not the most expensive furniture in Drake's house: his chandelier has 20,000 Swarovski crystals.

In fact, in the world of celebrities, alongside Jennifer Lopez who spends $ 1,200 a week on facial treatments with placentas, Rihanna who spends $ 25,000 a week on hair and Drake's $ 3.4 million car, the half-million mattress looks like a bargain. good.

Çfarë fsheh dysheku 400 mijë dollarësh i Drake

Most of us won't spend $ 400,000 a lifetime, but it's still fun to read about different sleep cultures. According to an interview with Linus Adolfsson, manager of the Hästens store in Los Angeles, Swedes value sleep a lot. Adolfsson describes it as a form of self-care and says the mattress should cost more than the car:

"The mattress should be the most important piece of furniture in the house. In Sweden, if the sofa costs more than the mattress, people do not understand. We have a different attitude towards sleep, "Adolfsson told Vice.

In reality, this is all a marketing ploy: the Swedes also coined the word "lagom," meaning "fixed quantity," which cannot be applied to this price tag. But don’t worry, a classic Hästens mattress costs just $ 190,000.

Source: The Guardian