Kur ishte 5 vjeç, Libby Huffer, u diagnastifikua më një sëmundje të rrallë të lëkurës që shkakton gunga kanceroze. Sot, 44 vjeç, nënë e dy fëmijëve, vuan nga Neurofibromatosis. Jetoi një jetë normale dhe të lumtur deri në vitet e adoleshencës kur gungat u bën të dukshme në pjesë të ndryshme të trupit dhe bashkëmoshatarët nisën ta keqtrajtonin duke menduar se kishte një sëmundje ngjitëse.
Tani nëna ka më shumë se 5500 tumore nga balli e deri tek këmbët, nga të cilat vuan dhimbje kronike.
Tentoi të zhdukte një pjesë të tyre me anë të operacioneve të shumta, por dështoi. Gungat jo vetëm që nuk ikën, por u rriten më shumë.
Kohët e fundit ajo mori vendimin të dalë hapur në publik dhe ta shfaq historinë e saj me shpresën se do të fitoi disa fonde për trajtim.
“Unë e quaj veten një person me gunga, pasi disa nga tumoret janë ngritur aq shumë sa duken si të tillë. Sa më shumë kalon koha, aq më tepër rriten. Marrë 13 medikamente të ndryshme, por vazhdoj të kem shumë dhimbje. E kam shumë të vështirë të fle.”
Burimi: Daily Mail