Health

Faktorët që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit

Faktorët që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit i prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe te moshat fare të reja. Studimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh. Disa nga faktorët e rrezikut përfshijnë:

1. Mosha - rreziku rritet me rritjen e moshës; por theksojmë se nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja.

2. Ndryshimet në disa gjene - deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.

3. Fillimin e hershëm të menstruacioneve - vajzave që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur rrezikun për kancer gjiri.

4. Fillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç - ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e grave ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.

5. Shtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.

6. Mungesën e aktivitetit fizik.

7. Të qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës.

8. Indi i gjirit i ngjeshur/i dendur.

9. Historitë personale me kancer gjiri - gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.

10. Historitë familjare me kancer gjiri - rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën, motrën, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri.

11. Konsumin e alkoolit dhe pirjen e duhanit.

Për informacione të mëtejshme, mund të lexoni dhe këtë artikull, një ribotim i një interviste të vitit 2014 të bërë nga Anabel.al për Profesor Doktor Gottfried J.Locker MD, një nga onkologët më të mirë të Vienës, i specializuar për kancerin e gjirit. Po kështu, këtu gjeni informacione për shenjat e zakoshme, ndërsa këtu një udhëzues se si të kujdeseni për gjinjtë në varësi të moshës që keni.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

REELS

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Factors that increase the risk of breast cancer

Faktorët që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit

Breast cancer affects all women, but the risk increases with age. It usually affects people over the age of 50, but breast cancer can also occur at very young ages. Studies have shown that the risk for breast cancer is the result of a combination of factors. Some of the risk factors include:

1. Age - the risk increases with age; but we emphasize that young people are also affected by breast cancer.

2. Changes in some genes - up to 10% of breast cancers are the result of a genetic defect. Women who have inherited these genetic changes are also at high risk for ovarian cancer.

3. Early onset of menstruation - Girls who start menstruating before the age of 12 are exposed to hormones for a longer period of time, increasing their risk for breast cancer.

4. The onset of menopause after the age of 55 - just like the onset of menstruation, late menopause increases a woman's exposure to hormones over a longer period of time, thus increasing her risk for breast cancer.

5. Pregnancy in old age or the birth of children.

6. Lack of physical activity.

7. Being overweight or obese after menopause.

8. Compressed breast tissue.

9. Personal stories of breast cancer - women who have had breast cancer are more likely to be affected by breast cancer again.

10. Family history of breast cancer - a woman's risk for breast cancer is higher if she has had a mother, sister, daughter (first-degree relatives) with breast cancer.

11. Alcohol consumption and smoking.

For further information, you can read this article , a reprint of a 2014 interview conducted by Anabel.al for Professor Dr. Gottfried J.Locker MD, one of Vienna's best oncologists, specializing in breast cancer . Also, here is information on common signs, and here is a guide on how to care for breasts depending on your age.

Source: Institute of Public Health