Showbiz

Eva Murati flet pas komentit viral: “U bëra pjesë e një telenovele”

Eva Murati flet pas komentit viral: “U bëra pjesë e një
Genari dhe Cindy Marina/ Eva Murati


Sot të gjithë u zgjuam me një koment surprizues nga Eva Murati, e cila foli për dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topallit. Eva, në një koment në TikTok (i cili u bë shumë shpejt viral), tha se “nuk donte që miliona shqiptarë t’i dëshironin vdekjen, sepse mund të mburrej me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike”.

Më tej, shtoi edhe se e di se Cindy (e shoqja e Genarit) e ndjek çdo ditë (në rrjetet sociale), por supozoi se ajo e kishte bërë këtë edhe një ditë pas dasmës, çka për moderatoren ishte shumë patetike.

Por, pas gjithë xhiros që bëri kjo deklaratë në rrjet, Eva e sqaroi situatën në një reagim për “Live From Tirana”, ku u shpreh:

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu, apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme”.

Eva shtoi:

“E them me bindje “kurth”, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.

Ja pra, kaq shpejt u shua edhe një dramë!

 

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.