Në një kompeticion gjigand si “Eurovizion-i” s’kishte si të mungonte as një tapet i kuq. Të gjithë ata që patën mundësi, mbrëmjen e të hënës u gjendën jashtë “Euroclub-it” për të pritur përfaqësuesit teksa parakalonin.
Këngëtarë, kërcimtarë dhe prezantues nga 41 shtete “performuan” dhe njëherë teksa shfaqnin fustanet, kostumet dhe çdo detaj nga veshja e tyre. është një konkurs në skenë, por një konkurs edhe në “garderobë”. Blogu i famshëm që komenton gjithçka që ndodh në “Eurovizion”, Wiwibloggs, ka organizuar një votim online ku secili mund t’i japë një “like” ose një “dislike” këngëtarëve dhe veshjeve të tyre. Eneda kishte zgjedhur të parakalonte me fustanin ngjyrë argjendi të punuar nga Bora Kokëdhima. 1150 s’e kanë pëlqyer dhe vetëm 407 kanë shtypur butonin “like”.(foto 2)
Megjithëse, një gjë e tillë nuk duhet të na demoralizojë, pasi vihet re një tendencë pakënaqësie jo vetëm tek Eneda, por edhe tek përfaqësuesit e tjerë. Samra nga Azerbaijan ka marrë 1799 mospëlqime dhe vetëm 207 pëlqime. E njëjta gjë ka ndodhur me Bjellorusinë, Kroacinë apo edhe Gjermaninë. E vetmja që i ka mbijetuar shumë mirë votuesve ka qenë këngëtarja Iveta Mukuchyan nga Armenia.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.