Metropolitan

Ermal Mamaqi: Udhëtimi im në ‘Digitalb’ ka përfunduar!

Pas lajmit të mëngjesit të së mërkurës se Ermal Mamaqi do të linte platformën “Digitalb” për t’u transferuar së bashku me emisionin e tij humoristik në televizionin “Klan” (lexo këtu), aktori i humorit ka vendosur t’i njoftojë vetë fansat nëpërmjet një statusi në Facebook. Në një status që shprehte mirënjohjen e tij për të gjithë bashkëpunëtorët dhe platformën “Digitalb”, Mamaqi i ka lajmëruar ndjekësit e tij të shumë se nga muaji shtator, të gjithë do të mund ta ndjekin në “Klan”. Ja statusi i tij:

“Faleminderit Digitalb...

Miq, Ju falenderoj që më ndiqni, mua dhe artin tim.  Është vërtet fat dhe jam falenderues Zotit për jetën time. Dua t’ju njoftoj se udhetimi im në Platformën Gjigande Digitalb,ka përfunduar! Nuk gjej fjalë të përshkruaj mirënjohjen që kam ndaj atyre njerëzve profesionistë që udhëheqin dhe punojnë në atë kompani kaq prestigjoze. Digitalb është vendi ku arrita majat e karrierës time. Vendi ku m’u propozua idea e asaj që do vazhdoj të jem në të ardhmen.  Në veçanti shpreh konsideratën më të lartë për Alban Jahon, një njeri i jashtëzakonshëm që udhëheq me një pasion që nuk e kam parë askund. Agim Poçari që më ka qëndruar pranë në këto 2 vite e gjysëm. Mikun tim skenarist/producent Koloreto Cukali me të cilin ndaj dhe i dedikoj shumë suksese të karrierës time. Skenaristin Besnik Mustafai. Gjithashtu falenderoj regjisorin e parë Redi Treni. Regjisorin e deritanishëm Indrit Çobani dhe kolegët e tjerë që më kanë ndihmuar pa kursim të jem ky që jam. Stafin tim të ngushtë.Klisman, Arjan Shkembi, Lira, Landi, Andi, Blerina, Alda, Tilda, Besi, Bledi, Daniel, Flori, Genc Gjineci,etj.

Rrugëtimi im artistik tashmë vijon në një tjetër televizion prestigjoz. Me krenari jam i lumtur t’ju tregoj se nga shtatori i këtij viti unë do jem pjesë e TV KLAN. Ju përgjigja me shumë gëzim ofertës që më beri Aleksander Frangaj dhe jam entuziast që emisioni në këtë televizion do marri një tjetër dimension...të paktën kshu më premtoi Frangaj... Kam besim.:)

Kshu pra miq...Nuk ju them dot më tepër por ju ftoj që në shtator të më ndiqni ne TV Klan(kanali 41 në Digitalb) ?.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb