Djali i ish-guvernatorit Ardian Fullani është bërë i njohur dhe për miqësinë e tij të ngushtë me reperin Noizy.
Ai jo vetëm që publikon shpesh foto me të, por është bërë dhe pjesë e shumë videove muzikore që ky i fundit ka realizuar. Megjithatë, se fundmi në një video të publikuar, Erik Fullani tregon një anë tjetër të tij. Në video duket Eriku sëbashku me këngëtarin dhe repuar. Eriku, që nuk ka shprehur më parë asnjë interes për muzikën, duket se i di shumë mirë këngët e Noizyt. Mos ndoshta i riu Fullani po na “paralajmëron” për një projekt të ri muzikor ku ai vetë do jetë protagonist? Sigurisht që nëse është e vërtetë, kjo do ishte një surprizë duke qenë se ai vjen nga një familje "ekonomistësh".