“Nuk ka lidhje me 2020-n, por më shumë ka lidhje me mua si Era,” u shpreh këngëtarja Era Rusi e ftuar në “Ftesë në pesë”, pasi u pyet se çfarë urimi ose ëndrre kishte për veten në lidhje me vitin 2020. “Mendoj që në 2020-n, me unazë ose pa unazë, do të doja të kisha një fëmijë," tha ajo.
Në vijim, Era shtoi se nuk ka ndonjë lajm – pra nuk është në lidhje me dikë – por kjo nuk e pengon të bëhet nënë.
"Tani kohët kanë ecur aq shumë, sa çdo femër që nuk ka një mashkull të denjë për të, ose nuk e ka gjetur akoma, mund të bëjë një fëmijë. Kështu që nuk është e thënë që patjetër të kemi një unazë. Kam kohë që e mendoj."
Era është përpjekur që ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën private. I vetmi rast kur foli për ish-partnerin ishte gjatë një intervite për “E diell” në korrik të këtij viti, ku tregoi për tradhtinë.
Artikull i rekomanduar:
Nga Era Rusi te Helena Kadare: Personazhet e famshëm që folën hapur për tradhtinë