Era Istrefi është artistja e radhës shqiptare pas Tunës (lexo këtu), e cila është zgjedhur si imazh nga marka ndërkombëtare e modës “KTZ”. Këngëtarja e hitit “Bon Bon”, që po ngjit shkallët e suksesit në industrinë muzikore ndërkombëtare, ka postuar në Instagram foto nga seti i ri fotografik për markën e njohur që ka pasur si përfaqësues emra si Rihanna, Katy Perry, Kanye West etj.
Krahas suksesit në muzikë, Era Istrefi duket se dalëngadalë po fillon të njihet edhe në industrinë e modës. Vetëm pak ditë më parë, ajo dha një intervistë për revistën prestigoze të modës “Vogue”, në versionin online (lexo këtu).
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.