Metropolitan

Britney kërkon që i ati, të mos jetë më kujdestar i saj

Britney kërkon që i ati, të mos jetë më kujdestar i saj

US Weekly ka siguruar dokumentet gjyqësore për çështjen e Britney-t. Avokati i Britney Spears, Samuel D.Ingham III, deklaroi në një dokument ditën e hënë (17 gusht 2020), në Los Angeles se këngëtarja kërkon me këmbëngulje, që Jamie Spears, i ati i saj, të mos jetë më kujdestari i këngëtares. Në vend të tij, ajo “preferon shumë”, që kujdestarja e saj të jetë Jodi Montgomery, sikurse ka qenë përpara disa vitesh, për gati një vit.

Britney kërkon me këmbëngulje, që Jamie, 68 vjeç, “të mos vazhdojë të jetë nën kujdesin e  pasurive të saj”, sipas dokumenteve. Ajo kërkoi “që këtë rol ta marrë një profesionist a një korpooratë”, me shumë gjasa një bankë. Sidoqoftë, këngëtarja nuk dëshiron t’i japë fund marrëdhënies tërësisht, sikurse kanë spekuluar fansat e Britney-t, me lëvizjen #FreeBritney, në rrjetet sociale.

“Pa asnjë përpjekje për të mbyllur përfundimisht këtë marrëdhënie në të ardhmen, Britney do të donte që emërimi i zonjës Montgomery si kujdestare e saj, të bëhet  i përhershëm,” tha Ingham.

Jamie dhe avokati, Andrew Wallet, u emëruan si kujdestarët e Britney-t në shkurt vitit 2008, pas divorcit të saj nga Kevin Federline, me të cilin ka dy djem, Preston, 14 vjeç dhe Jayden, 13 vjeç dhe shpërthimit emocional që pati në publik. Jamie Spears, u tërhoq përkohësisht nga kompetencat e tij dhe i dha pozitën Jodi Montgomery-t pas një mosmarrëveshjeje. Pak kohë më vonë, Jamie u lirua nga çdo akuzë dhe u rikthye përsëri në pozicionin që kishte.

Mongtomery, e cila është një konservatore (kujdestare) e licensuar profesionale në shtetin e Kalifornisë, ka vendosur të luajë rolin e saj në çështjen e këngëtares . Një seancë gjyqësore do të mbahet ditën e sotme, më 19 gusht.

Në dokumentet e gjykatës, ditën e hënë, Ingham ndau mënyrën sesi është “drejtuar” Britney në tre faza. Ai e përshkroi fazën e parë, si pjesa ku “konservatorët e shpëtuan nga kolapsi, shfrytëzimi nga individë grabitqarë dhe shkatërrimi financiar”. Faza e dytë përfshin “vitet që ajo ka performuar” si “argëtuese e klasit botëror”, duke theksuar se ajo nuk ka qenë në turne muzikore, që nga tetori i vitit 2018, si pasojë e ndërpjerjes së punës për arsye të pacaktuara. Faza e tretë, shprehet se Britney nuk ka “dëshirë për të perfomuar në këtë kohë”, duke shpjeguar:

“Ne jemi në një pikë tani, ku e gjithë mënyra e kujdestarisë duhet të ndryshohet në mënyrë thelbësore, në mënyrë që të pasqyrojë siç duhet ndryshimet kryesore në stilin e saj të jetës dhe dëshirat e saj të deklaruara.”

Jamie Spears, i ati i Britney-t, kohët e fundit iu drejtua fushatës #FreeBritney për herë të parë, duke thënë për Page Six më 1 gusht se është e gjitha një teori konspirative dhe “nuk është puna e askujt tjetër”.

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.