Metropolitan

Britney kërkon që i ati, të mos jetë më kujdestar i saj

Britney kërkon që i ati, të mos jetë më kujdestar i saj

US Weekly ka siguruar dokumentet gjyqësore për çështjen e Britney-t. Avokati i Britney Spears, Samuel D.Ingham III, deklaroi në një dokument ditën e hënë (17 gusht 2020), në Los Angeles se këngëtarja kërkon me këmbëngulje, që Jamie Spears, i ati i saj, të mos jetë më kujdestari i këngëtares. Në vend të tij, ajo “preferon shumë”, që kujdestarja e saj të jetë Jodi Montgomery, sikurse ka qenë përpara disa vitesh, për gati një vit.

Britney kërkon me këmbëngulje, që Jamie, 68 vjeç, “të mos vazhdojë të jetë nën kujdesin e  pasurive të saj”, sipas dokumenteve. Ajo kërkoi “që këtë rol ta marrë një profesionist a një korpooratë”, me shumë gjasa një bankë. Sidoqoftë, këngëtarja nuk dëshiron t’i japë fund marrëdhënies tërësisht, sikurse kanë spekuluar fansat e Britney-t, me lëvizjen #FreeBritney, në rrjetet sociale.

“Pa asnjë përpjekje për të mbyllur përfundimisht këtë marrëdhënie në të ardhmen, Britney do të donte që emërimi i zonjës Montgomery si kujdestare e saj, të bëhet  i përhershëm,” tha Ingham.

Jamie dhe avokati, Andrew Wallet, u emëruan si kujdestarët e Britney-t në shkurt vitit 2007, pas divorcit të saj nga Kevin Federline, me të cilin ka dy djem, Preston, 14 vjeç dhe Jayden, 13 vjeç dhe shpërthimit emocional që pati në publik. Jamie Spears, u tërhoq përkohësisht nga kompetencat e tij dhe i dha pozitën Jodi Montgomery-t pas një mosmarrëveshjeje. Pak kohë më vonë, Jamie u lirua nga çdo akuzë dhe u rikthye përsëri në pozicionin që kishte.

Britney kërkon që i ati, të mos jetë më kujdestar i saj

Mongtomery, e cila është një konservatore (kujdestare) e licensuar profesionale në shtetin e Kalifornisë, ka vendosur të luajë rolin e saj në çështjen e këngëtares . Një seancë gjyqësore do të mbahet ditën e sotme, më 19 gusht.

Në dokumentet e gjykatës, ditën e hënë, Ingham ndau mënyrën sesi është “drejtuar” Britney në tre faza. Ai e përshkroi fazën e parë, si pjesa ku “kujdestarët e shpëtuan nga kolapsi, shfrytëzimi nga individë grabitqarë dhe shkatërrimi financiar”. Faza e dytë përfshin “vitet që ajo ka performuar” si “argëtuese e klasit botëror”, duke theksuar se ajo nuk ka qenë në turne muzikore, që nga tetori i vitit 2018, si pasojë e ndërpjerjes së punës për arsye të pacaktuara. Faza e tretë, shprehet se Britney nuk ka “dëshirë për të perfomuar në këtë kohë”, duke shpjeguar:

“Ne jemi në një pikë tani, ku e gjithë mënyra e kujdestarisë duhet të ndryshohet në mënyrë thelbësore, në mënyrë që të pasqyrojë siç duhet ndryshimet kryesore në stilin e saj të jetës dhe dëshirat e saj të deklaruara.”

Jamie Spears, i ati i Britney-t, kohët e fundit iu drejtua fushatës #FreeBritney për herë të parë, duke thënë për Page Six më 1 gusht se është e gjitha një teori konspirative dhe “nuk është puna e askujt tjetër”.

REELS

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Britney kërkon që i ati, të mos jetë më kujdestar i saj

Britney kërkon që i ati, të mos jetë më kujdestar i saj

US Weekly ka siguruar dokumentet gjyqësore për çështjen e Britney-t. Avokati i Britney Spears, Samuel D.Ingham III, deklaroi në një dokument ditën e hënë (17 gusht 2020), në Los Angeles se këngëtarja kërkon me këmbëngulje, që Jamie Spears, i ati i saj, të mos jetë më kujdestari i këngëtares. Në vend të tij, ajo “preferon shumë”, që kujdestarja e saj të jetë Jodi Montgomery, sikurse ka qenë përpara disa vitesh, për gati një vit.

Britney kërkon me këmbëngulje, që Jamie, 68 vjeç, “të mos vazhdojë të jetë nën kujdesin e  pasurive të saj”, sipas dokumenteve. Ajo kërkoi “që këtë rol ta marrë një profesionist a një korpooratë”, me shumë gjasa një bankë. Sidoqoftë, këngëtarja nuk dëshiron t’i japë fund marrëdhënies tërësisht, sikurse kanë spekuluar fansat e Britney-t, me lëvizjen #FreeBritney, në rrjetet sociale.

“Pa asnjë përpjekje për të mbyllur përfundimisht këtë marrëdhënie në të ardhmen, Britney do të donte që emërimi i zonjës Montgomery si kujdestare e saj, të bëhet  i përhershëm,” tha Ingham.

Jamie dhe avokati, Andrew Wallet, u emëruan si kujdestarët e Britney-t në shkurt vitit 2008, pas divorcit të saj nga Kevin Federline, me të cilin ka dy djem, Preston, 14 vjeç dhe Jayden, 13 vjeç dhe shpërthimit emocional që pati në publik. Jamie Spears, u tërhoq përkohësisht nga kompetencat e tij dhe i dha pozitën Jodi Montgomery-t pas një mosmarrëveshjeje. Pak kohë më vonë, Jamie u lirua nga çdo akuzë dhe u rikthye përsëri në pozicionin që kishte.

Mongtomery, e cila është një konservatore (kujdestare) e licensuar profesionale në shtetin e Kalifornisë, ka vendosur të luajë rolin e saj në çështjen e këngëtares . Një seancë gjyqësore do të mbahet ditën e sotme, më 19 gusht.

Në dokumentet e gjykatës, ditën e hënë, Ingham ndau mënyrën sesi është “drejtuar” Britney në tre faza. Ai e përshkroi fazën e parë, si pjesa ku “konservatorët e shpëtuan nga kolapsi, shfrytëzimi nga individë grabitqarë dhe shkatërrimi financiar”. Faza e dytë përfshin “vitet që ajo ka performuar” si “argëtuese e klasit botëror”, duke theksuar se ajo nuk ka qenë në turne muzikore, që nga tetori i vitit 2018, si pasojë e ndërpjerjes së punës për arsye të pacaktuara. Faza e tretë, shprehet se Britney nuk ka “dëshirë për të perfomuar në këtë kohë”, duke shpjeguar: