Showbiz

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit miliarderë të Nicola-s

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit
Foto: Nicola Peltz/ Instagram

Meqë këto kohë çdo gjë mbi familjen e Brooklyn ka dalë sheshit, le t'i japim pak vëmendje familjes së bashkëshortes së tij, Nicola Peltz.

Nicola Peltz është vajza më e vogël e investitorit të fuqishëm Nelson Peltz dhe ish-modeles Claudia Heffner. Prindërit e saj janë njerëz me shumë ndikim në botën e biznesit.

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit

Babai i Nicola-s, Nelson Peltz, lindi në Brooklyn, më 24 qershor 1942, nga prindër hebrenj.

Më i vogli nga tre fëmijë, ai u diplomua në shkollën "Horace Mann" në Bronx dhe më pas ndoqi "Wharton School" në Universitetin e Pensilvanisë. Ai i ndërpreu studimet para diplomimit për t’u bërë instruktor skish, përpara se të fillonte punë në biznesin familjar, A. Peltz & Sons.

Nelson dhe vëllai i tij e shndërruan atë biznes në një kompani publike që arriti rreth 150 milionë dollarë shitje.

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit

Investimet e tij u rritën me kalimin e viteve dhe secili prej tyre rezultoi të ishte një sukses. Sipas Forbes, pasuria neto e Nelson Peltz vlerësohet në 1.6 miliardë dollarë.

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit

Mamaja e Nicola-s, Claudia Heffner Peltz lindi në Baltimore, Maryland, më 12 mars 1955.

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit

Ajo nisi karrierën e saj si modele përmes disa paraqitjeve në reklama dhe revista. U shfaq disa herë në Vogue, Harper’s Bazaar, Elle dhe Cosmopolitan, si dhe modeloi për marka të mëdha si Revlon, L’Oréal, Calvin Klein dhe Chanel.

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit

Pas martesës me babain e Nicola-s, në vitin 1985, u tërhoq nga modelingu dhe iu përkushtua bamirësisë. Ajo dhe bashkëshorti themeluan "Fondacionin Familjar Nelson dhe Claudia Peltz", i cili ofron mbështetje kryesisht mbi arsimin, shëndetësinë, mjedisin dhe zhvillimin e të rinjve.

Prioritet për të ishte gjithashtu zgjerimi i familjes. Së bashku ata kanë tetë fëmijë, ndërkohë Nelson Peltz ka edhe dy të tjerë nga martesa e parë.

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit

Nga fëmijët, vetëm djali i madh eci nën hapat e të atit, të tjerët zgjodhën sportin, teknologjinë, dizajnin e aktrimin.

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit

Brooklyn (ndryshe nga Nicola) ka arritur të përshtatet mjaft mirë me familjen e saj. Prej tij nuk kanë munguar postimet krah vjehrrit, apo daljet publike gjatë eventeve shoqëruar nga vëllezërit dhe motrat e Nicola-s.

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit

Brenda familjes së fuqishme Peltz: Njihuni me prindërit

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.