Emma Stone dhe Andrew Gartfield duket se po rikthehen përsëri bashkë. Sipas disa burimeve, çifti është parë këtë javë të kapur për dore dhe duke i buzëqeshur njëri-tjetrit por asgjë nuk është e konfirmuar.
Gjithashtu janë parë dhe dje duke bërë pazar bashkë, kështu që ka diçka në mes pasi kush është ai ose ajo që bën pazar me ish-të dashurin?
Një tjetër provë që na bën të dyshojmë është se Emma është parë duke përshëndetur shumë përzemërsisht prindrit e Andrew në Aloha London Premiere. Por edhe pse është kaq i dukshëm rikthimi i tyre, presim konfirmimin e çiftit që shpresojmë të mos e vonojnë.
Burimi: Harper’s Bazaar