Eminem publikoi një album të ri surprizë, që vjen si pasues i albumit të tij të 11-të, "Music to Be Murdered By". Reperi publikoi "Music to Be Murdered By - Side B", që përfshin bashkëpunim me Dr. Dre, DJ Premier, Ty Dolla $ign dhe Sly Pyper, ku mes e 16 këngëve i kërkon falje Rihanna-s.
Në këngën “Zeus”, ai i referohet një këngë të një dekade më parë, e cila nuk u publikua kurrë, ku Eminem mbante anën e Chris Brown, pas dhunës së këtij të fundit ndaj Rihanna-s. “
"Për mua, për sa kohë unë premtoj të jem i sinqertë/ me gjithë zemër i kërkoj falje Rihanna-s” thotë ai. “Për atë këngën, më fal Ri/nuk doja të të shkaktoja hidhërim/pavarësisht, ishte gabimi im”.
Ngjarja kur Chris Brown goditi Rihanna-n një ditë para çmimeve Grammy tronditi botën. Chris u shpall fajtor për dhunën në vitin 2009 dhe u dënua me 5 vite mbikëqyrje dhe shërbim komunitar. Rihanna e pati të vështirë të ecte përpara. Ajo u shpreh me detaje për gjithë situatën në një intervistë për Oprah Winfrey në 2012-ën. “Humba mikun më të mirë. Gjithçka dija ndryshoi brenda natës dhe nuk munda ta kontrolloj.” Por vitet kaluan dhe Chris dhe Rihanna ruajnë raporte të mira.
Ndërkohë Eminem dhe Rihanna kanë bashkëpunuar më parë, duke përfshirë hitin e vitit 2010, “Love the Way You Lie” dhe “The Monster” në vitin 2013.