Metropolitan

Emily Ratajkowski po planifikon të zgjerojë familjen, me ose pa partner

Emily Ratajkowski po planifikon të zgjerojë familjen, me ose pa
Instagram

Emily Ratajkowski thotë se do shumë që t’i dhurojë djalit të saj, Sylvester, një motër ose vëlla në të ardhmen, por vetë ajo ndihet e pasigurt nëse do të gjejë një partner që të mund të rrisë fëmijët.

“Mendoj shumë për këtë. Shumë mikesha të miat kanë ngrirë vezët, për të pasur më shumë kohë në dispozicion, për karrierën, për të njohur partnerin potencial, por njoh edhe shumë njerëz që bëjnë IVF* sepse nuk mund të mbeten shtatzënë në mënyrë natyrale”, tha modelja.

IVF* - (Fertilizim in vitro) është një ndër metodat që përdorin njerëzit kur kanë probleme me mbetjen shtatzënë. Gjatë procedurës, veza shkëputet nga vezorja e gruas dhe fertilizohet me spermën në laborator. Veza e fertiluzuar/ fekonduar quhet “embrion” dhe transferohet në mitrën e nënës për t’u rritur dhe zhvilluar.

Emily shtoi: “Mendoj se të pasurit baba është mjaft e rëndësishme. Por, dua të them edhe se njoh disa gra që ia kanë dalë vetë dhe kanë bërë një punë fantastike. Kanë fëmijë të mrekullueshëm dhe personalisht, mua më ka pëlqyer ta rris vetë fëmijën. Kështu që, nuk do e kisha problem shtatzëninë dhe rritjen e një fëmije si një nënë beqare”.

Emily është nëna e një djali, Sylvester (a.k.a Syl), për të cili bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Sebastian Bear McClard. Syl është 2 vjeç dhe ka lindur në mars të 2021-shit. Emily dhe Sebastian u ndanë vitin e kaluar, pas pretendimeve se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar disa herë modelen. Që prej asaj kohe, Emily ka dalë me disa personazhë të njohur dhe rishtazi, u filmua duke u puthur me Harry Styles.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

Emily Ratajkowski is planning to expand her family, with or without a partner

Emily Ratajkowski po planifikon të zgjerojë familjen, me ose pa
Instagram

Emily Ratajkowski says she would love to give her son Sylvester a sibling in the future, but she herself is unsure if she will find a partner to raise the children with.

"I think about it a lot. Many of my friends have frozen their eggs, to have more time available, for their career, to get to know their potential partner, but I also know many people who do IVF* because they can't get pregnant naturally," said the model.

IVF* - (In Vitro Fertilization) is one of the methods that people use when they have problems conceiving. During the procedure, the egg is removed from the woman's ovary and fertilized with sperm in the laboratory. The fertilized egg is called an "embryo" and is transferred to the mother's uterus to grow and develop.

Emily added: “I think having a father is quite important. But I also want to say that I know some women who have made it on their own and have done a fantastic job. They have wonderful children and personally, I have enjoyed raising the child myself. So, I would have no problem with pregnancy and raising a child as a single mother".

Emily is the mother of a son, Sylvester (aka Syl), whom she co-parents with ex-husband Sebastian Bear McClard. Syl is 2 years old and was born in March 2021. Emily and Sebastian split last year, after claims that her ex-husband had cheated on the model several times. Since then, Emily has dated several celebrities and was recently filmed kissing Harry Styles .

Suggested Articles: