
Në një bisedë të publikuar me Blendi Fevziun, Elton Ilirjani ka folur mbi gjendjen aktuale të Parashqevi Simakut, duke shprehur se po përkeqësohet:
"Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë! Parashqevia është në situatën më të vështirë, sepse kanë kaluar 11 muaj dhe nuk ka asnjë përmirësim."
Më tej, ai shtoi se Parashqevia është e vetme dhe pa ndihmë mjekësore:
"Ajo nuk merr as mjekim, doli nga spitali, nuk është mirë. Një njeri që rri gjithë ditën në shtëpi, nuk ka motivim, që thotë 'inteligjenca artificiale më ndau'. Ajo është e ndarë por nuk pranon që është e ndarë. Përveç GoFund përpara 11 muajsh, ajo nuk ka marrë asnjë ndihmë tjetër."
Dhe në fund, Ilirjani shprehu se mendon se Parashqevisë i duhet ndihma e shtetit shqiptar, për të filluar një jetë të re në vendlindje:
"Unë mendoj që ndihma ime ka qenë maksimale, duke folur dhe me persona që kanë ofruar shtëpi këtu në Kavajë, ajo që i duhet asaj është ndihma e shtetit shqiptar, për të bërë të mundur që të shkojë dhe të marrë mjekimin dhe të bëjë letrat, të bëjë ID-në amerikane, të bëjë ID-në shqiptare, dikush të vijë dhe të merret me këtë zonjë."