
Heidi Baci, e ftuar tek emisioni “Shqipëria Live”, ka folur ndër të tjera për jetën e saj personale dhe sigurisht, për dashurinë. Ajo u pyet nëse beson në dashuri dhe a është e lumtur. Ish-banorja e “BBVA” u përgjigj:
“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund t’ju jap një këshillë: Mos hiqni dorë nga dashuria. Është gjëja më e bukur”, tha ajo, duke shtuar: “Po, jam shumë e lumtur”.
Heidi tregoi gjithashtu se mundohet ta marrë jetën me optimizëm, që të mos ketë brenga në të ardhmen. Pyetjes se nëse do të ndryshonte diçka nga rrugëtimet e saj në “Big Brother” në Shqipëri dhe Itali dhe Heidi tha:
“Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë. Unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje!”.
Ja pra, e mësuat! Heidi është e lumtur dhe jua dha edhe një këshillë! Mirë është ta ndiqni!