Metropolitan

Elon Musk pendohet për disa nga postimet për Donald Trump: “Shkuan shumë larg”

Elon Musk pendohet për disa nga postimet për Donald Trump:

Elon Musk dhe Donald Trump u përfshinë në një sherr deri diku patetik në rrjetet sociale, akuzuan njëri-tjetrin dhe treguan se edhe pse janë miliarderë, sërish zihen si adoleshentë.

Megjithatë, duket se Elon është penduar dhe ka shprehur keqardhje për disa nga postimet e tij për Donald Trump-in javën e kaluar. Kjo mund të jetë edhe një përpjekje për të mos dëmtuar biznesin e tij Tesla.
 
Elon Musk ishte donatori dhe mbështetësi më i madh për fushatën presidenciale të Donald Trump, por tensionet mes tyre shpërthyen publikisht javën e kaluar dhe u përshkallëzuan shpejt, ndërsa Elon bëri thirrje për shkarkimin e presidentit dhe përmes një sërë postimesh, akuzoi ndër të tjera Trump se kishte lidhje mes skandalin seksual të Jeffrey Epstein.

Por, më tej, u pendua dhe shkroi në X:

“Më vjen keq për disa nga postimet e mia për presidentin (duke i bërë tag Trump) javën e kaluar. Shkuan shumë larg”.

Elon Musk pendohet për disa nga postimet për Donald Trump:

Mundësia për një pajtim – sado sipërfaqësor – duket se u mirëprit nga investitorët. Aksionet e Tesla-s u rritën me 2.6% në treg. 

Përplasja publike ishte një nga kthesat më të jashtëzakonshme në marrëdhënien mes dy burrave. Gjatë fushatës presidenciale, ata pretendonin të ishin aleatë ideologjikë dhe Musk shërbeu për një kohë të shkurtër në administratën e Trump si drejtues i Departament për Efikasitetin Qeveritar, një përpjekje për të shkurtuar programet qeveritare.

Megjithatë, marrëdhëniet u prishën shpejt pasi Musk kritikoi publikisht projektligjin e Trump-it, duke thënë se do t’i shtonte 2.4 trilionë dollarë borxhit të qeverisë amerikane dhe e quajti atë një “turp të neveritshëm”.
 
Donald iu përgjigj sulmeve të Elon-it duke thënë se miliarderi “kishte marrë fund” dhe kjo ndikoi edhe në bizneset e Elon. Pionieri i makinave elektrike ka hasur vështirësi me rënien e shitjeve në disa tregje, përfshirë pjesën më të madhe të Europës, pjesërisht, sipas analistëve, për shkak të marrëdhënies me Donald Trump.
 
Aleanca e Musk me presidentin amerikan shkaktoi një rritje të vlerës së tregut të Tesla-s, pasi investitorët shpresonin që Shtëpia e Bardhë do ta konsideronte më tepër sipërmarrjen e tij. Tërheqja e Elon Musk nga sherri me Donald Trump cilësohet edhe si një hap i mirëmenduar, pasi një ditë më parë u lançua risia e re, roboti taksi, në Austin, Teksas.
 
Por, Trump ka kërcënuar edhe bashkëpunimin e NASA-s me SpaceX. Praktikisht, është e pamundur që qeveria amerikane të anulojë kontratat me SpaceX, pasi kjo kompani realizon më shumë lëshime satelitësh strategjikë sesa çdo kompani tjetër në botë.

Elon Musk fillimisht u shpreh se do ta çaktivizonte anijen kozmike Dragon të SpaceX – mjeti kryesor për transportin e astronautëve të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, por më pas ndërroi mendje.



REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!