Elita Rudi solli në jetë dje (3 mars) një vajzë dhe sot vendosi t'ja prezantojë botës vogëlushen e porsalindur.
Pak minuta më parë, përmes një postimi në Instagram, Elita zbuloi portretin dhe emrin e bebushes, që çifti vendosi ta quajë Bota.
View this post on Instagram
"Familja jonë u kompletua. Dje mbërriti mes nesh ëngjëlli ynë i vogël, Bota Gjikolli."- shkruan Elita në foton ku shfaqet me të porsalindurën dhe Gjikon.
Nga ana tjetër reperi, tashmë baba i një vajze shkruan:
"Kush ka vajza botën ka. Faleminderit Zotit për këtë dhuratë kaq të ëmbël."
View this post on Instagram
Për të dytën herë, Elita dhe Gjiko vendosën një emër shqiptar dhe mjaftueshëm origjinal. Njësoj si Zëri, djali 2-vjeçar i çiftit edhe vajza, Bota ka që tani llogarinë e saj të Instagramit.