Është e çuditshme ta mendosh Eli Farën në të një tjetër profesion, por ja që ka ndodhur. E ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan, Eli Fara i tregoi Rudinës e gjithë publikut se ç’punë bëri fill pasi mbaroi shkollën.
“Unë mund të isha bërë shumë gjëra. Pasi mbarova shkollën, kam punuar si mësuese e ciklit të ulët. Mbarova liceun artistik ‘Tefta Tashko Koço’ dhe kisha të drejtë të ushtroja profesionin e mësuesisë,” tha ajo.
Mësuesja e re, Eli Fara, u emërua në një fshat shumë të largët. Çdo ditë, ajo bënte 30 minuta rrugë me autobus dhe 1 orë e 30 minuta rrugë në këmbë. Në total dy orë rrugë vajtje dhe dy orë kthim...
“Më pëlqente ai profesion dhe i kujtoj me dashuri ato momente. Kisha 36 nxënës vitin e parë që fillova punë në klasën e tretë. Ndërkohë që punoja, bëja dhe shkollën e lartë me korrespondencë. Shumë prej ish-nxënësve më shkruajnë. Janë rritur, janë martuar.”
Gjithçka ndryshoi kur kur Eli Fara fitoi çmimin e parë me këngën “25 gërsheta”. Pas vitesh të tëra aktivitet artistik në Korçë, ajo u shkëput përfundimisht nga mësuesia në vitet ’90.