Metropolitan

“Ekrani i Artit”, një festival i jashtëzakonshëm që nuk duhet ta humbësh!

“Ekrani i Artit”, një festival i jashtëzakonshëm

E dimë që mund të jesh marrosur nga Festivali i Filmit në Kanë, por ka edhe një Festival fantastik për artin që do të zhvillohet në Shkodër, për plot 5 ditë. Nga data 5-9 qershor, Shkodra mirëpret filmat eksperimentalë, video artistike, ekspozita, takime, workshop-e, performanca muzikore, të cilat do të të përcjellin qindra ndjesi.

Përmes këtij festivali, të krijuar nga Adrian e Melisa Paci, do të kesh mundësinë të shohësh projekte interesante dhe këndvështrimet fantastike të regjisorëve dhe artistëve, të cilët do të transmetojnë në një ekran gjigant veprat e tyre.

“Ekrani i Artit” tanimë është një traditë në Shkodër dhe ky është edicioni i VII i tij. Me një sërë aktivitetesh që do ta mbajnë publikun pezull, ky festival rreket të sjellë tek admiruesit e artit një tjetër qasje më të prekshme në zhanera të ndryshëm dhe në ndjesitë që veç bota e artit dhe e kinemasë mund të dhurojë.

“Ekrani i Artit”, një festival i jashtëzakonshëm

Në këtë event të jashtëzakonshëm do të gjesh:

Ekspozita “Letra” nga Nora Bzheta, e kuruar nga Xhulian Millaj dhe Elsamina Musiq. Kjo ekspozitë çelet më 5 qershor dhe do të qëndrojë e hapur për të gjitha ditët e festivalit, nga ora 11:00-18:00, në “Art House”.

Kinemaja “Republika” mirëpret ekspozitat e Driant Zenelit -  “Those Sweet Murky Waters” dhe atë të Roland Sejkos – “Acqua, porta via tutto”.

Një tjetër event që nuk duhet ta humbësh? Programin me video të kuruar nga Ajola Xoxa, e cila do të prezantojë “Long Sorrow” nga Anri Sala; “Untitled” nga Lek M. Gjeloshi dhe “Tools for conviviality” nga Anna Ehrenstein.

“Ekrani i Artit”, një festival i jashtëzakonshëm

Në ditën e dytë të festivalit do të kesh mundësinë të shohësh “Personal narratives, family myths”, një ekspozitë fantastike, si dhe të bekohesh nga muzika e mirë. Më tej, ekspozita “Rumours” me vepra të Robert Pettena, Michala Julinyova, Priscilla Lucena, Kristanja C?ene, Enxhi Mehmeti do të të mahnisë në “Galerinë e Arteve”.

Gjithashtu, do të njihesh me filmat fitues së Concorto Film Festival, si dhe filmin “Pavijoni Shqiptar”, një vepër nga Iva Lulashi dhe Antonio Grulli, e cila është prezantuar në edicionin e 60-të të Bienales së Venecias.

“Ekrani i Artit”, një festival i jashtëzakonshëm

Sigurisht, programi ka filma të shkurtër, shfaqje filmike, ekspozita të krijuara nga nxënës e artistë të njohur, bashkëbisedime e shumë surpriza që mezi presim që t’i zbulojmë. Ah, edhe muzikë dhe vibe shuuumëëë të mirë.

“Ekrani i Artit”, një festival i jashtëzakonshëm

Mos e humb shansin për të parë një festival mbresëlënës!

Nga 5-9 qershor, takohemi n'Shkodër!

REELS

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot