Einxhel Shkira duket se nuk e ka përtypur dot deklaratën e fundit të futbollistit Bekim Balaj. Kur prezantuesja e televizionit “In”, tha për gazetën “Paloma” se Bekimi ishte thejsht një fansi I saj, kyiI fundit e injoroi duke thënë se Einxhelin nuk e njihte fare.
Kaq ka mjaftuar që bukuroshja të shpërthejë sërish kundër atij që mendohet se ka qenë i dashuri i saj. “Shpresoj të mos i rritet hunda si e Pinokut, se do t’i duhet ta rregullojë prapë”, ka thënë ajo duke vijuar të tregojë dhe bisedën private që pati në telefon me Bekimin. “Pas intervistës sime kontaktuam në privat dhe më tha pse e ke bërë diçka të tillë, unë s’kam bërë e as nuk kam thënë asgjë. Fill pas bisedës sonë në privat, ai ka bërë dhe deklaratën e tij në media. Nuk e di pse duket aq i lënduar, por kuptohet që po gënjen”, është shprehur bukuroshja seksi.
Pavarësisht që ata nuk e kanë pranuar asnjëherë lidhjen midis tyre, pati zëra se ata të dy ishin në një marrëdhënie pas fotove që Einxheli publikoi gjatë pushimeve në Xhamajkë. Historia u rikthye në vëmëndjen e mediave pak ditë më parë, kur ajo vendosi të fliste. Përsa I përket futbollistit të komëbëtares, ai është në një marrëdhënie me moderatoren kosovare Elita Rudi.
Përpos Bekimit, në deklaratat e fundit të Shkirës shfaqet një tjetër mashkull. Bëhet fjalë për gazetarin Drini Zeqo, për të cilin ajo ka thënë: “E dua shumë atë djalë, është mashkulli më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë” duke lënë të kuptohet se midis të dyve mund të këtë një lidhje.
Burimi: Balkan Web / Përshtati: Ergisa Bejkollari