Relationships

Efektet e shuplakave nga prindërit tek fëmijët mund të ndikojnë tek truri në mënyra të pabesueshme!

Efektet e shuplakave nga prindërit tek fëmijët mund të

Të rrallë janë prindërit që nuk kanë menduar kurrë të godasin qoftë edhe njëherë një fëmijë të pabindur. Por një studim i ri siguron një arsye tjetër për të shmangur ndëshkimin fizik: Shuplaka mund të shkaktojë ndryshime në të njëjtat zona të trurit të një fëmije, njësoj si t'i kishte ndodhur një abuzim më i rëndë fizik dhe seksual.

Kërkimet e mëparshme kanë gjetur vazhdimisht lidhje midis problemeve të sjelljes dhe shuplakave, agresionit, depresionit dhe ankthit, thotë Jorge Cuartas, një kandidat për doktoraturë në Shkollën e Edukimit të Harvardit dhe autori i parë i studimit.

"Ne donim të shihnim një mekanizëm të mundshëm, zhvillimin e trurit, që mund të shpjegojë se si ndëshkimi fizik mund të ndikojë në sjelljen e fëmijëve dhe zhvillimin kognitiv/njohës".

Studimi, i botuar në Child Development, vëzhgoi një "hartë" të trurit të 147 fëmijëve në para-adoleshencë, të cilët nuk kishin përjetuar kurrë abuzim fizik ose seksual. Studiuesit gjurmuan se cilat pjesë të trurit të fëmijëve aktivizohen në përgjigje të shprehjeve neutrale ose të frikshme të fytyrës. Kur u treguan fotografi të dikujt që dukej i frikësuar, fëmijët që raportuan se ishin goditur nga prindërit, kishin një reagim më të madh në pjesë të caktuara të trurit sesa fëmijët që nuk kishin marrë shuplaka. Këto zona drejtojnë përgjigjen ndaj shenjave mjedisore: Dikush e njeh më mirë kërcënimin dhe rrjedhimisht, reagon më shumë.  Nëse truri i fëmijës reagon shumë, mund të rezultojë në sfida të sjelljes.

"Ne pamë se ndryshimet në tru ndodhnin në të njëtat zona që ndodhin në format më të rënda të abuzimit dhe përsa kohë që truri i një fëmijë ka një ndryshim/reagon - kemi të bëjmë me dhunë", u shpreh Vincent Palusci, pediatër. "Është një zbulim domethënës sepse shumë prindër nuk i mendojnë shuplakat si 'ushtrim dhune'. Ata mendojnë se po e disiplinojnë fëmijën dhe po rrisin fëmijë të lumtur e të shëndetshëm."

Një tjetër ekspert thotë:

"Ndonëse ne nuk do donim t'i lëndonim kurrsesi fëmijët tanë, duhet të kuptojmë se një shuplakë mund të jetë po aq e keqe sa gjërat që s'do ia bënim kurrë fëmijës."

Për disa prindër, ky ndryshim mund të jetë i vështirë sepse është një ndryshim mendësie, veçanërisht nëse ata kanë marrë vetë shuplaka nga prindërit e tyre. Ata duhet të kuptojnë dallimin mes disiplinës dhe ndëshkimit. Disiplina ndryshon sjelljen - ajo mëson sjellje pozitive, ndjeshmëri, aftësi thelbësore sociale. Ndëshkimi mund ta bëjë dikë të ndjejë dhimbje ose turp.

Thënë kjo, i gjithë studimi nuk tregon se çdo fëmijë që ka marrë shuplakë = një fëmijë të abuzuar. Krahasojeni me duhanpirësin. Të gjithë njohim dikë që pi duhan (dhe të gjithë i dimë efektet e tij), por që është i shëndetshëm. Sidoqoftë, as kjo nuk e justifikon dhunën, sido që të jetë ajo!

Burimi: Web MD

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The effects of slapping from parents to children can affect the brain in incredible ways!

Efektet e shuplakave nga prindërit tek fëmijët mund të

Rare are the parents who have never thought of hitting a disobedient child even once. But a new study provides another reason to avoid corporal punishment: Licking can cause changes in the same areas of a child's brain, just as a more severe physical and sexual abuse had occurred.

Previous research has consistently found links between behavioral problems and bullying, aggression, depression and anxiety, says Jorge Cuartas, a PhD candidate at the Harvard School of Education and the study's lead author.

"We wanted to see a possible mechanism, brain development, that could explain how corporal punishment can affect children's behavior and cognitive development."

The study, published in Child Development, looked at a "map" of the brains of 147 pre-adolescent children who had never experienced physical or sexual abuse. The researchers tracked which parts of children's brains were activated in response to neutral or frightening facial expressions. When pictures of someone who looked scared were shown, children who reported being hit by their parents had a greater reaction in certain parts of the brain than children who did not get licking. These areas guide the response to environmental cues: Someone knows the threat better and, consequently, reacts more. If the child's brain reacts too much, it can result in behavioral challenges.

"We saw that changes in the brain occurred in the same areas that occur in the most severe forms of abuse, and as long as a child's brain has a change / reaction - we are dealing with violence," said Vincent Palusci, a pediatrician. "It is a significant revelation because many parents do not think of slapping as 'violence'. They think they are disciplining the child and raising happy, healthy children."

Another expert says:

"While we would not want to hurt our children in any way, we must understand that a slap can be as bad as the things we would never do to a child."

For some parents, this change can be difficult because it is a change of mindset, especially if the parents themselves have received licking from their parents. They need to understand the difference between discipline and punishment. Discipline changes behavior - it teaches positive behavior, empathy, essential social skills. Punishment can make someone feel pain or shame.

That said, the whole study does not show that every child who has received a slap = an abused child. Compare with the smoker. We all know someone who smokes (and we all know its effects) but who is healthy. 

Source: Web MD