Showbiz

E përlotur, Enada Hoxha flet pas divorcit: “Nuk dua që në vendin tim të gjendet asnjë grua”

E përlotur, Enada Hoxha flet pas divorcit: “Nuk dua që në
Goca dhe Gra/ Top Channel

Enada Hoxha, e ftuar në “Goca & Gra”, rrëfeu ndjesitë e saj pas ndarjes nga Gerd Vaso dhe tha se nuk do të donte që gratë dhe vajzat të përjetonin tradhtinë dhe divorcin. Ajo u shpreh se fati e deshi që të divorcohej nga ish-bashkëshorti, pas kaq shumë vitesh:

“Nuk mund të ankohem dhe të them që s’kam bërë një jetë të mirë. Fati e deshi të ndodhte kështu dhe unë këtë temë e kam mbyllur me kohë dhe nuk do të diskutoj më asnjëherë. Thjesht mund të them që nuk do doja që në vendin tim të gjendet asnjë gocë dhe grua, të gjendet në një situatë si kjo që më ndodhi mua. Nuk do ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve, por mbi të gjitha, atyre që besojnë në familje dhe në dashurinë e vërtetë”, tha ajo.

Balerina e njohur shtoi se ishte shumë e vështirë me Roanin, djalin e saj.

“Dashur, padashur ishte pjesë e gjithë gjësë. Për këtë nuk ndiej faj, sepse gjërat vijnë ashtu dhe fëmijët bëhen pjesë. Do i thoja “faleminderit” Zotit që ai djalë, sot e kësaj dite, vazhdon jetën sikur s’ka ndodhur gjë. Kjo, edhe falë babait të tij, i cili vazhdon të jetë prezent në jetën e tij, pavarësisht gjithë gjërave. Nuk ka ndryshuar rutina e tij dhe kjo mendoj e ka ndihmuar shumë”.

Ajo tha edhe se e ka vuajtur shumë situatën, sepse gjithçka është bërë me ndërgjegjje të plotë dhe mbetet e pafalshme. Gjithashtu, uroi për djalin, që kur të rritet që të kujdeset dhe ta dojë shumë partneren e ardhshme.

Enada, dukshëm e prekur, tha se Gerdin e ka dashur fort, por sërish, e ka rigjetur veten dhe ka arritur në një paqe shpirtërore. Ajo rrëfeu se askush nuk ia ka ditur dhimbjen dhe se ka qarë e vetme në dhomë.

“Bëj habi me veten time. Ndoshta ky duhet të jetë një tranzicion”, shtoi ajo, duke treguar se ka marrë edhe mësime nga ajo që i ndodhi.

“S’e kisha menduar kurrë ndarjen, sepse e kam dashur aq fort. Kam dhënë gjithçka timen dhe nuk e kam menduar kurrë jetën pa të, por nuk pendohem për asgjë. Mësimi që kam marrë është se do të gaboja prapë, nëse do të doja kaq shumë. Kur do fort, edhe gabimin e fal. Unë mendoj se kam mbështetur shumë dhe kam bërë sikur s’kam kuptuar dhe kjo s’është natyra ime. Në këtë rast, kam arritur të bëj kompromise me jetën time”.

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso u përfolën për divorc një vit më parë. Më tej, u konfirmua ndarja që i dha fund martesës së tyre 27-vjeçare. Ish-çifti i famshëm i balerinëve janë njohur që në periudhën kur kanë qenë të dy në fillim të shkollës së lartë dhe kanë një djalë 17-vjeçar.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb