Showbiz

Mes lotëve, Ana Lika kujton humbjen e së ëmës: “U rritëm brenda 24 orëve”

Mes lotëve, Ana Lika kujton humbjen e së ëmës: “U

Ana Lika, e ftuar në “S’e Luan Topi”, foli për humbjen e së ëmës, duke treguar se i mbetën peng shumë gjëra nga humbja e saj.

Ajo tregoi se në mbrëmjen kur mori telefonatën, iu shemb bota:

“U rritëm brenda 24 orëve. Mëngjesin e 25 vjetorit mora një telefonatë që kurrë nuk do të doja ta merrja. Pas atij mëngjesi bota ime u shemb, thjesht jam kthyer në Tiranë brenda natës”, tha e përlotur.

Mandej, u shpreh:

“Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë. Më mbetën peng shumë gjëra, por thellë-thellë, më njihte shumë mirë, mjaftonte të më shihte në sy dhe kuptonte se çfarë kisha unë në ato momente. E vetmja gjë që mund të më kishte ngelur pishman, mbase nuk i kam thënë mjaftueshëm se sa e dua, por ia them çdo natë që të kompensoj ato ditë që nuk ia kam thënë".

Ilda Goni, e ëma e Anës dhe motra e madhe e Inis dhe Ingrid Gjonit, u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rënde. Ishte vetë Ana ajo që bëri lajmin publik, duke u shprehur:

“Më këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thashë dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli ynë. ‘Ne’ përgjithmonë”.

Mes lotëve, Ana Lika kujton humbjen e së ëmës: “U

Ingrid Gjoni foli gjithashtu për humbjen e së motrës, në një postim në Instagram:

“Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur”, duke shtuar: "Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjëjt dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu."

Inisi u shpreh: “Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë, por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë. Njeriu përballet dhe tejkalon shumë sprova në jetë, por dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona. Çdo orë e këtyre ditëve peshon si gurët e rënda të malit, që hesht dhe dëgjon vetëm vajtimin e një ikje pa kthim. Por na ngroh dielli që ti le pas, fëmijët, punët e mira, vlerësimet aq të vyera të miqve, të afërmve, kolegëve dhe kushdo që të ka njohur dhe ka dëgjuar për ty.”

Më tej, tha:

“Jeta që ti jetove na frymëzon, dashuria, energjia dhe mirësia jote na bënë të ndjehemi kaq shumë krenare që ishim pjesë e çdo dite dhe misioni tënd”.

REELS

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

In tears, Ana Lika remembers the loss of her mother: "We grew up within 24 hours"

Mes lotëve, Ana Lika kujton humbjen e së ëmës: “U

Ana Lika, invited to "S'e Luan Topi", talked about the loss of her mother, showing that many things remained hostage to her loss.

She said that in the evening when she received the phone call, her world collapsed:

"We grew within 24 hours. On the morning of my 25th anniversary, I got a phone call I never wanted to receive. After that morning my world collapsed, I just returned to Tirana overnight", she said tearfully.

Then, he said:

"I realized that I would not hug him again even though when he left for Italy he promised me that he would come back. 48 years old passed away. Many things remained hostage to me, but deep down, he knew me very well, it was enough to look me in the eyes and he understood what I had in those moments".

Ilda Goni, Ana's mother and Inis and Ingrid Gjon's older sister, passed away due to a serious illness. It was Ana herself who made the news public, saying:

"You stole my soul, mom! I want it to be a bad dream. I don't know if I could say enough that I love you. God took you on the holiest day for you to be our angel. 'We' forever".

Mes lotëve, Ana Lika kujton humbjen e së ëmës: “U

Ingrid Gjoni also spoke about the loss of her sister, in a post on Instagram:

"Ilda Gjoni was nothing but our wonderful sister, she was an exemplary daughter, the most devoted mother of Ana, Viki and Rodeo, the happy wife of Mikeni, the friend that anyone would love, the friend who had her heart open to everyone . It was the smiling face, for acquaintances and strangers", adding: "She was the most fantastic aunt, who became Paridi's second mother. I will never be able to write even 1% of what Ilda deserved. I believe very much that God will reward her with Heaven for all the joy she brought to us on Earth. Angels and heaven are her home today and I pray for her peace. Ilda, sister I love you always and I promise to take care of you forever your eyes."

Inisi said: "Today our dear sister, Ilda, made her last return to her homeland, to her family, to her home, to her mother, to her children, out of breath, but with that smile and charm of her face and soul. beautiful in the world. Man faces and overcomes many trials in life, but the pain brought by your departure so early, has crushed our hearts and saddened our feelings and thoughts to no end. Each hour of these days weighs like the heavy stones of the mountain, which is silent and hears only the lamentation of a flight without return. But we are warmed by the sun that you leave behind, the children, the good works, the high praise of friends, relatives, colleagues and everyone who knew you and heard about you."

Further, he said:

"The life you lived inspires us, your love, energy and kindness made us feel so proud to be a part of every day and your mission."

 
----e-perlotur-ana-lika-kujton-humbjen-e-se-emes-u-rritem-brenda-24-oreve-i77064