Metropolitan

E motra nuk rri me Belen-in pas divorcit: ‘Grindje prej Stefanos’

Belen Rodriguez dhe motra e saj, Chechilia, kanë qenë gjithmonë të pandara. Por pak kohë përpara ndarjes së Belen-it nga Stefano de Martino (lexo këtu) e në vazhdim, ato nuk janë parë më bashkë. Edhe në profilet e tyre (me shumë ndjekës) në Instagram, nuk shpërndajnë më foto nga mbrëmjet që kalojnë së bashku (foto 2&3). Të dyja pranë miqve të tyre, duke pozuar për markat apo, Chechilia Rodriguez, pranë partnerit të saj Francesco Monte (foto 4).

Kur Belen u nda nga Fabrizio Corona në 2012-ën, Chechilia e ruajti miqësinë që kishte me Fabrizio-n. Ndaj mediat italiane aludojnë se, diçka e tillë mund të jetë duke ndodhur edhe me Stefano de Martinon, duke marrë shkas edhe nga fakti që motrat nuk po shihen më bashkë.

Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e divorcit, ndonëse shumë kanë shkruar për një rikthim të Belen-it me ish-të dashurin e saj, Marco Borriello (lexo këtu). Pas sfilatës për markën e njohur Guess, Belen ka thënë për La Repubblica se ‘Koha i shëron të gjitha’, por nuk ka pranuar të flasë më tej për këtë. Ajo po korr sukses si një ambasadore e kësaj marke në Itali (foto 5) dhe ka qenë pjesë e disa eventeve. Chechilia, nga ana e saj, ndoshta si një përgjigje ndaj atyre që thuhen, ka shpërndarë të enjten mbrëma një intervistë të Marciano-s, mendjes krijuese të Guess-it, në të cilën ai flet për të motrës, Belen-it (foto 6). ‘Belen është e vërtetë, si Sophia Loren’, lexohet në foton e shpërndarë nga Chechilia.

Burimi: TGCom; Oggi; VanityFair; Përgatiti: Genta Hodo

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb