Showbiz

E injoroi në mes të sheshit: Batutat e Noizy-t 'i bëjnë dalje' Encës

Që nga dita e inagurimit, sheshi i ri “Skënderbej” pothuajse çdo mbrëmje ka qenë i pasur me aktivitete të ndryshme. Në skenën e improvizuar janë ngjitur këngëtarë dhe grupe të njohur shqiptarë të cilët u kanë dhuruar njerëzve orë të tëra argëtimi.

E injoroi në mes të sheshit: Batutat e Noizy-t 'i bëjnë

Mbrëmjen e djeshme, siç e paralajmëroi dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj i ftuari special ishte Noizy. Sigurisht, duke ditur simpatinë që të rinjtë kanë për reperin ishte e pritshme që i gjithë sheshi të mbushej plot dhe atmosfera të ishte elektrizuese. Përveç anëtarëve të grupit të Noizy-it e pranishme gjithashtu ishte Çiljeta, e cila performoi disa nga bashkëpunimet që ka me reperin.

E injoroi në mes të sheshit: Batutat e Noizy-t 'i bëjnë

E teksa i dhuruan turmës prej pothuajse 100.000 të rinjsh këngët hite të viteve të fundit dhe jo vetëm, Noizy kurrsesi nuk mund të mos performonte “Bow Down”.

E injoroi në mes të sheshit: Batutat e Noizy-t 'i bëjnë

Pavarësisht marrëdhënies aktuale mes tij dhe Encës e cila ende vazhdon të jetë e turbullt, reperi tërhoqi dje vëmendjen e të gjithëve gjatë kohës që interpretonte hitin e përbashkët.

Burime për Anabel.al tregojnë se gjatë kohës që nisi të  këndonte “Bow Down”, Noizy nuk harroi ta përmendte ish-miken e tij të mirë, por jo ashtu siç mund ta prisnin të gjithë.

E injoroi në mes të sheshit: Batutat e Noizy-t 'i bëjnë

Duket se të pranishmit e kanë dëgjuar teksa reperi para fillimit të këngës u shpreh se këtë këngë e ka bërë me një vajzë që tashmë i kanë bërë “dalje” , duke na lënë të kuptojmë se nuk paska më asnjë shans që 2 këngëtarët t’i lënë mënjanë hatërmbetjet.

Por jo vetëm kaq. Noizy u kujdes që pothuajse gjatë gjithë këngës ta përfshinte emrin e Encës sa herë kishe mundësi, duke u shprehur më shumë se njëherë se: “Enca na vjen nga mbrapa”, sigurisht e harmonizuar kjo  me tekstin e këngës.

E injoroi në mes të sheshit: Batutat e Noizy-t 'i bëjnë

Sipas burimeve, ai e mbylli këngën me një tjetër koment rreth këngëtares. “Enca duhet të jetë tek 15 katëshi tani, me snajper, gati për sulm”- tha duke qeshur reperi i cili mesa duket e ka kuptuar se dhe shakaja nuk ka kuptim të zgjasë pafund.

Edhe pse gjatë gjithë këtij konflikti, Enca është treguar e kujdesshme të reagojë qetë dhe me tone të zbutura,  Noizy duket se e ka ndarë mendjen, të paktën  këtë na tregojnë batutat e tij rreth saj.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb