Si për rastësi, disa nga gjërat më të preferuara të internetit së fundmi janë të gjelbër. Pra, sikur të mos mjaftonte Shreku,
Kermit,
çaji jeshil
apo avokadot,
edhe moda është fiksuar me nuancat e të gjelbërtës dhe jo më kot.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Nëse nuk ndiheni rehat me këtë ngjyrë, fakti që është e preferuara e Rihanna-s për momentin, mund t’ju lehtësojë pak. RiRi lançoi linjën e saj me të brendshme Savage x Fenty dhe pozoi vetë duke zgjedhur pikërisht modelin në këtë ngjyrë.
View this post on Instagram
Po kështu këngëtarja u fotografua duke festuar në një club në vendlindje, Barbados, në prill të këtij viti, e gjitha në nuancat e ngjyrës së gjelbër; përkatësisht olive dhe smerald: trikoja e hollë e gjatë deri tek këmbët “La Robe Dolcedo Knitted Cardigan” e Jacqumues u kombinua me një palë xhinse të shkurtra dhe sandalet Amina Muaddi.
Po kështu, ngjyra e pistakut po depërton edhe në make up përmes nuancave të toneve të syve.
View this post on Instagram
Përgjithësisht nuancat e të gjelbërtës si mente, lime, ulli apo smerald janë nënvlerësuar, megjithëse siç mund ta shihni duken kaq bukur në trup dhe përshtaten me të gjitha stinët. Tani në verë, veshje të tilla krijojnë kontrast të këndshëm me ngjyrat e ngrohta të natyrës.
Përshtatur nga ELLE