Health

Dyshohet se qarkullon në Shqipëri: Ç’duhet të dini për nënvariantin e Omicron

Dyshohet se qarkullon në Shqipëri: Ç’duhet të dini

Një nënvariant i Omicron – i njohur si BA.2 – po qarkullon me shpejtësi në shumë vende europiane dhe dyshohet se mund të jetë konfirmuar edhe në vendin tonë.

Në një komunikim për mediat në fund të marsit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se po vleresoheshin mostrat për identifikimin e variantit të Omicron.

“Një nënvariant i Omicron BA.2 është duke qarkulluar në vende të ndryshme, kryesisht vendet europiane, ku ka një tendencë sot në rritje të rasteve të infektimeve, sepse ka një transmetueshmëri shumë të lartë. Ajo çfarë po vërehet është që gjithashtu vaksinimi, sidomos doza e tretë, ndihmon në reduktimin e rasteve të rënda dhe uljen e hospitalizimeve dhe tek fatalitetet. Aktualisht në Shqipëri nuk kemi ende raste të konfirmuara. Por sigurisht ne jemi duke vijuar nëpërmjet survejancës tonë aktive dhe duke vlerësuar mostrat të cilat vijnë në Institutin e Shëndetit Publik, për t’i çuar në laboratorët e referencës," - tha Manastirliu.

Ditën e djeshme, A2CNN raportoi se në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analizave nga laboratori i Berlinit, i cili ka identifikuar rastet e para me këtë mutacion edhe në vendin tonë.  

I ngjashëm me një ftohje 

"Deri më tani, ne po shohim është vërtet i ngjashëm me variantin origjinal të Omicron për sa i përket simptomave dhe ashpërsisë," tha për HuffPost Dr. Erica Johnson, një mjeke në Qendrën Mjekësore Johns Hopkins.

Pra, si shtami origjinal i Omicron (BA.1), simptomat kryesore të një infeksioni të lehtë janë:

- kollë
- temperaturë dhe ethe
- lodhje
- dhimbje muskujsh ose trupi
- dhimbje koke
- të përziera ose të vjella

- mund të humbasë shija ose nuhatja
- diarre

- mund të ketë skuqje të lëkurës

Dr. Jennifer Lighter, një specialiste e sëmundjeve infektive, vuri në dukje se shumë pacientë me Omicron shfaqën simptoma të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes:

- kollë
- rrjedhje nga hundët
- dhimbje fyti

Sipas Lighter, BA.2 gjithashtu duket se synon traktin e sipërm respirator. Nga të dhënat e disponueshme deri tani, BA.2, ashtu si BA.1, tenton të shkaktojë sëmundje më pak të rënda. Në këtë pikë ndikon edhe vaksinimi, pasi ul ndjeshëm shanset për t’u sëmurur rëndë.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Suspected of circulating in Albania: What you need to know about the Omicron subvariant

Dyshohet se qarkullon në Shqipëri: Ç’duhet të dini

An Omicron sub-variant - known as BA.2 - is circulating rapidly in many European countries and is suspected to have been confirmed in our country as well.

In a press release at the end of March, the Minister of Health, Ogerta Manastirliu, said that samples were being evaluated to identify the Omicron variant.

"A sub-variant of Omicron BA.2 is circulating in various countries, mainly European countries, where there is an increasing trend today of cases of infections, because it has a very high transmissibility. What is being noticed is that vaccination, especially the third dose, helps to reduce severe cases and reduce hospitalizations and fatalities. Currently in Albania we do not have confirmed cases yet. "But of course we are continuing through our active surveillance and evaluating the samples that come to the Institute of Public Health, to take them to the reference laboratories," said Manastirliu.

Yesterday, A2CNN reported that the Institute of Public Health has received the results of the analysis from the Berlin laboratory, which has identified the first cases of this mutation in our country.  

Similar to a cold 

"So far, we're seeing it's really similar to the original Omicron variant in terms of symptoms and severity," Dr told HuffPost. Erica Johnson, a physician at Johns Hopkins Medical Center.

So, like the original Omicron strain (BA.1), the main symptoms of a mild infection are:

- cough
- fever
- fatigue
- may lose taste or smell
- may have skin rash

Dr. Jennifer Lighter, an infectious disease specialist, noted that many patients with Omicron develop upper respiratory tract symptoms:

- cough
- runny nose
- sore throat

According to Lighter, BA.2 also appears to target the upper respiratory tract. From the data available so far, BA.2, like BA.1, tends to cause less serious illness. Vaccination also affects this point, as it significantly reduces the chances of getting seriously ill.