Anabelizim

Dy fjalë me Zotin dhe veten!

Dy fjalë me Zotin dhe veten!

Sapo lexova temën dhe po shkruaj me një frymë që të mos jua dërgoj shumë vonë. T'ju them të drejtën kam dëshirë të shkruaj...Mund të flas lirisht për çdo njeri të afërt. Hallelluja! Sa për ish-in, jo vetëm që s'kam asgjë për t'i thënë, madje edhe aq sa kam folur, kam folur shumë duke marrë parasysh me kë lodha shpirtin. Mezi po pres të zgjohem një mëngjes dhe ta kem harruar fare. Totalisht! Ta kem harruar deri në atë pikë sa dhe kur t'i dëgjoj emrin të mos e bëj lidhjen dhe ky vesi inercial për t'i parë profilin e Facebook-ut të jetë zhdukur komplet.

Një dashuri e madhe, e pastër zëntë vend në zemrën time! Po nejse! Sonte ishte një mbrëmje e freskët në Tiranë, një nga ato lloj mbrëmjesh që unë dua më së shumti. Është fiks momenti kur bëj me dëshirë disa hapa nëpër qytet e vetme.

Ah sikur këto pijet energjike të më bënin vërtetë me krahë, do kisha pirë nja 2 të mira që t'ja kaloja dhe Harry Style e të freskohesha sipër reve. Të merrja frymë thellë! Të mbushesha me forcë! Të vallëzoja e veshur me një fustan të tejdukshëm, të purpurt dhe ta shihja qytetin si një tablo surreale..Po, do kisha dashur të shkëmbeja nja 2 fjalë me Zotin dhe veten. Të dytës i kam shumë borxhe dhe biseda do ishte e gjatë.

Ndërsa me të parin, mendoj se do ishte më frytdhënëse. Nëse do mundja të flisja pak e ta dëgjoja shumë çfarë do kishte për të më thënë. Mbase, lëmshi i madh i fjalëve që më ngec në fyt sa herë që përpiqem të lutem në kishë, (si pasojë e asaj që dua të them përnjëherësh dhe po nuk i thashë shpejt do i harroj fare), do më dilte si një gromësirë dhimbjeje dhe pastaj do rridhte si një burim. Po me pak fjalë, them se do i thoja faleminderit, më fal, më ndriço dhe më drejto.

Do e falenderoja për gjithë të mirat që kam, do i kërkoja falje për mosmirënjohjen dhe sa pak e dëgjoj. Do i kërkoja të më mbushte me vlerat dhe parimet e tij. Dhe në fund, sa mirë do bënte të më çonte andej nga jugu i Italisë. Të pija kafen buzë detit duke soditur lindjen e ditës së re. Të mësoja hilet e një vere të mirë, që nga vjelja e rrushit e deri tek pjekja. Të mësoja një dy receta italiane, të rilexoja Zhivagon tim të preferuar duke pritur perëndimin, të kërceja Tarantella-n mbrëmjeve dhe të shtoja ca kilogram duke ngrënë pica..Kaq se vajti vonë!

*Shënim: Kjo letër është dërguar nga një vajzë në inbox-in e Revista Anabel në Facebook.

REELS

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Two words to God and yourself!

Dy fjalë me Zotin dhe veten!

As soon as I read the subject and writing with a breath not to send you too late. To tell you the right I want to write ... I can speak freely about any close person. Hallelluja! As for the former, I not only have nothing to say, even as far as I have spoken, I have spoken a lot with regard to who to weary the soul. Even, I can barely awake one morning and forget it. Totally! I have forgotten how much and when I hear my name do not link and this inertial water to see Facebook's profile has disappeared completely.

A great, pure love puts my heart in my heart! Come on! Tonight was a fresh evening in Tirana, one of the kind of evenings I love the most. It's a fixed moment when I want to take some steps in the city alone.

Had these energizing drinks really made me wings, I would have had some good 2 to pass and Harry Style to freshen up the clouds. To breathe deeply! To be filled with strength! To dance dressed in a translucent, purple dress and to see the city as a surreal picture..Well, I would have liked to exchange a couple of words with God and myself. The second is a lot of debts and the conversation would be long.

While with the former, I think it would be more fruitful. If I could have a little talk and listen to what he would have to say to me. Perhaps, the great frustration of the words lurking in my throat whenever I try to pray in church (as a result of what I mean suddenly, and if I did not tell them I would soon forget it), it would emerge like a gut of pain and then would flow as a source. In short, I say that I would say thank you, forgive me, enlighten me and direct me.

I would thank you for all the good I have, I would apologize for the ingratitude and how little I hear. I would ask him to fill me with his values and principles. And in the end, how good it would take me to get to south of Italy. Drinking coffee on the sea edge contemplating the birth of the new day. I learned a good wine fairy, from picking grapes to baking. I learned a couple of Italian recipes, to relive my favorite Zivago waiting for the West, to dance at Tarantella's evenings and to add a few kilograms of pizza ... So that came late!

* Note: This letter was sent by a girl in Anabel Magazine's Inbox on Facebook.