Këtë muaj, në mediat italiane përflitet shumë për marrëdhënien e Barbara D’Urso-s me aktorine famshëm britanik, Gerard Butler.

Butler sapo është ndarë nga ish-e dashura Morgan Brown, por për mediat italiane ka shkëndija të forta me prezantuesen e njohur televizive, Barbara D’Urso.
E para ishte “Verissimo” që publikoi fotot e tyre bashkë në një varkë, teksa shijonin lundrimin bashkë. Tani, burime të afërta pranë Barbara-s pra, një mik i saj i ngushtë, tregoi për “Eva 3000” se Barbara dhe Gerard jo vetëm kanë kimi shumë të mirë, por i kanë kaluar pushimet bashkë.
E vërteta nuk dihet, por Gerard njihet se i pëlqen të luajë me gratë, ndaj nuk mund ta vëmë dorën në zjarr. Përshembull, jo më larg se dje, “Dailymail” nxori fotot e tij me një bjonde të mistershme në një club në Las Vegas. Dhe nuk ishte Barbara.
