Kate Middleton fotografohet rrallë pa buzëqeshjen karakteristike. Këtë herë duket se Dukesha e ka lodhur së tepërmi veten me aktivitetet e njëpasnjëshme, të cilat kulmuan me drekën e 105-vjetorit të hotelit Goring.
Me gjithë lodhjen që tregonte në fytyrë, Kate ishte veshur plot stil, me fustan Erdem, këpucë McQueen dhe çantë LK Bennet. Kate do të sjellë në jetë fëmijën e dytë në muajin prill.
Burimi: Daily Mail
#showbiz