
Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë ndër çiftet më të komentuar të momentit.
Dje, Kim postoi një album me foto për të lançuar produktin e ri të përkujdesit të lëkurës nga marka e saj, "SKKN".
Kim u shfaq pa makeup, në vaskën e saj dhe fansat e admiruan postimin, por vunë re edhe ngjashmëri fizike mes Kim dhe Pete.
View this post on Instagram
"Mendova se ishte Pete" shkroi një komentuese, e ndjekur nga komente të tjera të cilët thoshin se tashmë, Kim duket si Pete. Me pak fjalë, ky postim i bëri t'i shohin 2 herë fotot e Kim.
Në fakt, ne nuk shohim shumë ngjashmëri, por fansat e dinë më mirë.


