Metropolitan

Dua Lipa flet për mëmësinë: "I vetmi bebush për të cilin mendoj tani është një album i ri"

Dua Lipa flet për mëmësinë: "I vetmi bebush për
Getty Images

 
Dua Lipa po mendon të bëhet mami, por me një album të ri! Ylli 28-vjeçar është në kopertinën e muajit shtator të prestigjozës Vogue France dhe ka rrëfyer se për momentin, mëmësia s’është në planet e saj dhe se e vetmja gjë që po mendon të sjellë në jetë është një album i ri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue France (@voguefrance)


“I vetmi bebush për të cilin po mendoj tani është albumi im i ri”, u shpreh me shaka Dua. Këngëtarja foli edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me prindërit dhe se për të, familja është shumë e çmuar dhee rëndësishme.
 
Këngëtarja e hitit “Levitating” u shpreh se është shumë mirënjohëse që tanimë ka më shumë kohë që të përkushtohet në pasionet e saj. Lipa tha për Vogue France: “Mendoj se gratë kanë kërkuar një rol në shoqëri që u është ndaluar më parë. Por, a është zhdukur dëshira për të bërë fëmijë? Mendoj se gratë duan që t’i bëjnë gjërat në paqe dhe të mos ndihen fajtore se zgjedhin veten”.
 
A ka në plan të bëhet nënë Dua në të ardhmen? Dua u përgjigj: “Hmm, mbase. Asgjë s’është e planifikuar”.
 
Më tej, shtoi:
 
“Kur të vijë momenti i duhur, do e di. Por, deri atëherë, kam prioritete të tjera”, duke theksuar se do të shijojë rininë e saj.
 
Dua foli edhe për stigmën me të cilën përballen gratë që zgjedhin të mos kenë fëmijë. “Shoh kritika të pafundme për zgjedhjet e grave. Për mua, është shumë e rëndësishme që të respektohen zgjedhjet e grave”, theksoi ajo.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈