
“Kazerma”, një film nga Turjan Hysko do të publikohet më 20 nëntor dhe siç është shprehur vetë Turjani, do “të ndryshojë rregullat e lojës”.
Në llogarinë zyrtare të filmit në Instagram, është bërë me dije jo vetëm data, por edhe disa detaje rreth projektit të ri:
“Lufta sapo ka nisur… dhe ti do ta shohësh gjithçka nga brenda. 10 ushtarë. 200,000 euro. 1 fitues. Gati për dramë, intriga, dashuri dhe tradhti?Mos e humb premierën e filmit më fenomenal të vitit!”.
View this post on Instagram
Gjithashtu, Turjani ka publikuar edhe trailer-in e “Kazermës”, ku në video duken personazhe të ndryshëm, të famshëm, të veshur dhe të armatosur si ushtarë. Po ashtu, shihen copëza nga emisione të ndryshme, një puthje romantike dhe zëra të shkëputur nga debate të nxehta.
View this post on Instagram
Pjesë e projektit do të jenë edhe Orinda Huta, Rudina Dembacaj, Fjoralba Ponari, Gert Ferra, Gentjan Zenelaj, Hati etj.