Nëse mendonit se meshkujt amerikanë konkurojnë vetëm me muzikë, makina, veshje apo dhe femra, e keni gabim! Një luftë e madhe ka shpërthyer midis Drake dhe Kanye se kush e ka pishinën më të bukur. Kur Kanye s’ka marrë ende veten nga “sherri” me Whiz Khalifa, Drake e ngacmon duke e përmendur në tekstin e tij të fundit.
“Tani kam një shtëpi në Los Angeles, tani kam një pishinë më të madhe se të Kanye-s”, thotë ai. Drake e ka blerë shtëpinë për 7.7 milionë dollarë. Thuhet se ai “ja ka vjedhur” pronarit i cili fillimisht e shiste për 27 milionë por më pas i duheshin patjetër paratë kështu që u detyrua ta ulte çmimin. Duket se kjo shtëpi ka qenë nën vëzhgimin e këngëtarit për shumë kohë. Sipas revistës “Rolling Stone”, ai ka kërkuar në internet për shtëpinë më të çmendur në botë dhe rezultati ishte kjo shtëpi. Që nga ajo ditë e ka mbajtur në ekranin e kompjuterit deri sa arriti ta bënte të tijën.
Burimi: The Independent / Përshtati: Ergisa Bejkollari