
Një vajzë apo grua duhet të ketë gjithmonë një “hero të panjohur” në dollap, një element bazik dhe të mërzitshëm: një golf në ngjyrë neutrale. E dimë, ndoshta s'ju emocionon fare si ide, por prisni derisa të shihni look-un e fundit të Pamela Anderson në stilin e saj chic parizien.
Pamela u shfaq me look totalisht të zi: bluzë elegante me qafë të lartë, pantallona "cigare", këpucë me taka dhe syze dielli. Pamje e thjeshtë, por me stil. Herë pas here, të stilosh një element bazik dhe të zakonshëm në mënyrë të thjeshtë është rruga më e mirë për të dukur si një pariziene e vërtetë dhe Pamela na tregoi se kjo funksionon.
Nëse doni të dukeni dhe ju super elegante, mund të rikrijoni kombinimin e Pamela-s dhe të zgjidhni artikuj të ngjashëm: bluzë të zezë me qafë të lartë, pantallona cigare, këpucë me taka dhe aksesorë minimalë. Minimalizmi, ndonjëherë, është gjithçka që ju duhet.
Pamela Anderson ka treguar se thjeshtësia nuk është kurrë e mërzitshme, por mund të shndërrohet në një tregues të fortë stili.