Metropolitan

Nuk është më bjonde! Pamela Anderson surprizon me ngjyrën e re të flokëve në Paris

Nuk është më bjonde! Pamela Anderson surprizon me ngjyrën e
Google Image

Pamela Anderson është identifikuar prej dekadash me flokët bjonde që u bënë simbol i saj që nga koha në serialin Baywatch. Me përjashtim të një periudhe të shkurtër në vitin 2013, kur provoi ngjyrën kafe, ajo nuk kishte ndryshuar kurrë pamjen në mënyrë kaq drastike, deri tani.

Në paraqitjen e saj më të fundit, gjatë festës së Conde Nast në kuadër të Javës së Modës në Paris, Anderson i habiti të gjithë me një transformim: flokë të kuq dhe të çrregullt.

Nuk është më bjonde! Pamela Anderson surprizon me ngjyrën e

Dy vite më parë, në të njëjtin event në Paris, Pamela Anderson u bë kryefjalë e mediave pasi u shfaq pa grim, duke sfiduar normat e industrisë së bukurisë dhe duke frymëzuar shumë gra në mbarë botën.

Tani, ajo rikthehet në qendër të vëmendjes me këtë pamje të re që, sipas burimeve ndërkombëtare, është frymëzuar nga yjet suedezë të kinemasë, Gunnel Lindblom dhe Bibi Andersson, figura të njohura nga filmat e Ingmar Bergman.

Nuk është më bjonde! Pamela Anderson surprizon me ngjyrën e

Stilisti i flokëve John Nollet është ai që qëndron pas këtij transformimi të ri të Anderson. Nuk dihet ende nëse ky ndryshim është një zgjedhje personale apo lidhet me projektin e saj të ardhshëm kinematografik. Pak muaj më parë u njoftua se Anderson do të luajë përkrah Steve Coogan, në debutimin si regjisor të Michael Cera-s, në filmin Love Is Not The Answer.

REELS

Sa personalitete ke?

Hailey Bieber në YSL Show - Pranvere ‘26

Buqeta e dasmës për shenjën e 🐠

Java e Modës në Milano ✨

Bad Bunny është zyrtarisht i konfirmuar si artisti i halftime show në Super Bowl LX, më 8 shkurt 2026 në Levi’s Stadium, Kaliforni. Benito Antonio Martínez Ocasio (i njohur si Bad Bunny) do të bëhet artisti i parë latin që udhëheq skenën më të ndjekur në botë. Këtë performancë ai ia ka dedikuar kulturës dhe popullit të tij, duke thënë: ‘This is for my people, my culture and our history.’ (Kjo është për popullin tim, kulturën time dhe historinë tonë). Ai ka fituar 3 Grammy, dhjetëra Latin Grammy, është artisti më i dëgjuar globalisht në Spotify prej vitesh, dhe tashmë do të sjellë reggaeton e trap në skenën e Super Bowl-it. 🎶🌍 Bad Bunny nuk e ka për herë të parë Superbowl-in. Ai ka qenë i ftuar te Shakira & J.Lo në vitin 2020, por tani është momenti i tij si protagonist. Super Bowl 2026 do të transmetohet në NBC dhe platforma të tjera ndërkombëtare.

Meet Valeria, një nga trajneret më të buzëqeshura të Sunride! Si është një klasë çiklizmi sipas saj? @sunride.al

🥺🥺🥺🥺🥺

Çfarë talenti ke?

Prifti e nxjerr jashtë nga kisha

Miranda Priestly bëri një paraqitje të papritur në sfilatën e @dolcegabbana këtë pasdite në Milano. Ajo nuk ishte parë për gati 20 vite në sfilatat e modës, por thuhet se po përgatit një ndryshim të madh për “biblën botërore të modës”.

She's no longer blonde! Pamela Anderson surprises with her new hair color in Paris

Nuk është më bjonde! Pamela Anderson surprizon me ngjyrën e
Google Image

Pamela Anderson has been identified for decades with the blonde hair that became her signature since her time on Baywatch. With the exception of a brief stint in 2013 when she tried brown, she had never changed her look so drastically, until now.

In her most recent appearance, during the Conde Nast party as part of Paris Fashion Week, Anderson surprised everyone with a transformation: messy red hair.

Nuk është më bjonde! Pamela Anderson surprizon me ngjyrën e

Two years ago, at the same event in Paris, Pamela Anderson made headlines after appearing without makeup, challenging the norms of the beauty industry and inspiring many women around the world.

Now, she returns to the spotlight with this new look that, according to international sources, is inspired by Swedish cinema stars, Gunnel Lindblom and Bibi Andersson, familiar figures from Ingmar Bergman's films.

Nuk është më bjonde! Pamela Anderson surprizon me ngjyrën e

Hairstylist John Nollet is behind Anderson's new transformation. It's not yet known whether the change is a personal choice or related to her upcoming film project. A few months ago, it was announced that Anderson would star opposite Steve Coogan in Michael Cera's directorial debut, Love Is Not The Answer .