Metropolitan

Djali 16-vjeçar i aktorit vret veten nga depresioni: Fjalët e të atit përlotën botën

Djali 16-vjeçar i aktorit vret veten nga depresioni: Fjalët e

Djali i aktorit David Labrava, Tycho  vrau veten në moshën 16-vjeçare këtë javë. Labrava u bë i njohur me rolin e Happy, tek serialie Sons of Anarchy.

Aktori 55-vjeçar postoi disa foto bashkë me të birin në Instagram, ku edhe bëri publik lajmin. Në përshkrim, ai tha:

“Kurrë në një milion vite s’ma kishte marrë mendja se do të shkruaja këto fjalë. Ky është djali im, Tycho. Pak ditë më parë, ai vrau veten në moshën 16-vjeçare. Vuante nga depresioni dhe nuk nuk kishim vënë re gjë sepse ishte një fëmijë kaq i lumtur. Flisni me të dashurit tuaj, mund të mos ketë shenja të dukshme. Duajini. Jam i rrënuar.”

Aktori ka filluar të mbledhë dhurime nga fansat në emër të djalit të tij të ndjerë dhe gjithë fondet do të shkojnë për një organizatë që merret me çrregullimin bipolar dhe depresionin.

Faqja e ngritur në emër të tij shkruan:

“Më 5 maj 2018, Tycho Spelis Chiusano vendosi t’i japë fund jetës. Ishte 16 vjeç. Në heshtje, vuajti nga depresioni për vite me radhë dhe nuk diti si të kërkonte ndihmë. [...]

Dëshira e tij e fundit ishte ‘jepjani gjithë paratë e mia një organizate për çrregulimin bipolar dhe depresionin’ dhe pikërisht këtë po bëjmë.”

Qëllimi është të mblidhen mbi 10 mijë dollarë me dhurime vullnetare dhe brenda një dite, vlera u arrit.

Djali 16-vjeçar i aktorit vret veten nga depresioni: Fjalët e

Labrava, lindur në Miami, është i apasionuar pas motorrave dhe ka punuar më parë si mekanik për Harley Davidson. Ai u punësua si këshilltar në Sons of Anarchy dhe më pas filloi të luante rolin e Happy po në të njëjtin serial.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb