Metropolitan

Diss-e dhe drama: Mund të jetë zbuluar arsyeja e konfliktit Eminem-Mariah Carey, 24 vjet më vonë

Diss-e dhe drama: Mund të jetë zbuluar arsyeja e konfliktit

“Pse je kaq i fiksuar pas meje?” i thoshte Mariah Carey Eminem-it në këngën e saj “Obsessed” dhe me të drejtë! Pas dramava, diss-eve dhe një prej konflikteve më të përfolur, mund të jetë zbuluar arsyeja se pse Eminem dhe “mbretëresha e Krishtlindjeve” janë grindur.

Sipas producentit muzikor Damion “Damizza” Young, i cili ishte i ftuar në episodin e katërt të podkastit “TFU”, reperi i famshëm donte që Mariah Carey të luante rolin e së ëmës së tij në filmin “8 Mile”. Në fakt, Mariah është vetëm 4 vjet më e madhe në moshë se Eminem.

Young, i cili punoi për herë të parë me Carey kur prodhoi këngën e saj të vitit 1998 “I Still Believe” me Krayzie Bone dhe Da Brat, tha se ai ishte përgjegjës për prezantimin e këngëtares me Eminem-in. Mariah Carey, asokohe, sapo kishte publikuar këngën “Heartbreaker” me JAY-Z dhe po ecte shumë mirë në karrierë, por kishte shprehur interes për të pasur një rol në kinematografi.

Diss-e dhe drama: Mund të jetë zbuluar arsyeja e konfliktit

Young tregoi se mori ofertën nga ekipi i Eminem. Duke iu referuar ofertës si “thembra e Akilit”, producenti tregoi se ndihej konfuz.

“‘Nëse nuk i them asgjë dhe më pas merret vesh nga ndonjë mënyrë, përmes biznesit apo dikujt tjetër, atëherë jam unë fajtori,’” tha ai për mënyrën se si arriti ta bindte veten që t’i prezantonte të dy artistët.

“Shkova te Mariah dhe i thashë: 'Shiko, Eminem do të të takojë' dhe ajo më tha: ‘Jo’”, rrëfeu ai për përpjekjen e parë. Megjithatë, sapo i tregoi se bëhej fjalë për një film, ajo thuhet se kërkoi numrin e reperit të “Without Me”.

Young pretendoi se iu lut Eminemit, duke i thënë:

“Mos e bëj këtë. E di ku po shkon me këtë gjest?. Unë jam menaxheri i kësaj vajze dhe kjo (ofertë) do të më sjellë probleme,” e paralajmëroi ai.

Eminem thuhet se u përgjigj: “Jo, vërtet dua që ajo të jetë në film”, kujton producenti. Më tej, ai shtoi se kur të tre komunikuan në një telefonatë,

Eminem i tha Mariah-s se donte që ajo të luante rolin e nënës së tij.

“Ajo nuk e priti aspak mirë atë bisedë,” tha Young, duke shtuar: “Pasiguritë e saj dolën menjëherë në sipërfaqe.”

Diss-e dhe drama: Mund të jetë zbuluar arsyeja e konfliktit

Fituesja e çmimit Oscar, Kim Basinger, tani 71 vjeçe, përfundimisht u zgjodh për të luajtur rolin e nënës problematike të Eminem.

Më pas, nisi një ndër konfliktet më të diskutuar, i cili ka zgjatur për më shumë se një dekadë dhe përfshin akuza për një marrëdhënie sekrete, diss-e dhe shumë përplasje publike.

Rreth vitit 2001, pas refuzimit që Mariah i bëri rolit në “8 Mile”, Eminem pretendoi se kishte pasur një marrëdhënie romantike me këngëtaren. Ajo, nga ana tjetër, e ka mohuar vazhdimisht pretendimin e tij, duke thënë se janë takuar disa herë për arsye profesionale dhe “nuk ka ndodhur asgjë më tepër se kaq”.

Nga viti 2002 deri në 2009, pati një betejë përmes muzikës. Em e përmendi disa herë Mariah-n nëpër këngët e tij. “Superman” ka disa vargje që i referohen asaj; më pas te “Bagpipes from Baghdad”, sulmoi Mariah-n dhe bashkëshortin e saj të atëhershëm, Nick Cannon.

Mariah reagoi me “Obsessed”, një ndër këngët më të famshme të vitit 2009, e cila flet për një burrë të fiksuar pas saj, i cili imagjinon një lidhje që nuk ka ekzistuar kurrë. Në videoklip, ajo u vesh me stilin e Eminem dhe kënga u interpretua si një sulm direkt ndaj tij.

Në po të njëjtin vit, Eminem publikoi “The Warning”, ku paralajmëroi se ka mesazhe zanore, foto dhe prova të tjera që tregojnë se ai nuk po gënjente dhe se vërtetonin marrëdhënien e tyre. Ai kërcënoi publikisht se do t’i publikonte ato materiale.

Sherri mes tyre nuk pati më një zhvillim, as ndjesë publike.

Diss-e dhe drama: Mund të jetë zbuluar arsyeja e konfliktit

Sa i përket filmit, “8 Mile” është publikuar në vitin 2002 dhe bazohet në jetën e Eminem, si një reper i ri nga Detroiti. Filmi ndjek personazhin e B-Rabit, i cili bën beteja rap-i me të tjerë talente të rinj.

Filmi ishte mjaft i suksesshëm dhe kënga “Lose Yourself”, e cila u bë një hit nr. 1, fitoi çmimin Oscar për Këngën Më të Mirë Origjinale në një film.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb