Showbiz

Dhuna si humor

Dhuna si humor

Në jetën tonë të përditshme, jemi mësuar që të qeshurën ta lidhim zakonisht me ngjarje a ndjesi pozitive që na falin kënaqësi, ndërkohë që nga ana tjetër, dhunës i referohemi si dukuri negative e cila, përsa kohë nuk jemi agresori, nuk na fal asnjë kënaqësi. Megjithatë dhuna dhe e qeshura duket se bashkëveprojnë mjaft mirë me njëra-tjetrën – për shembull, si në “Historia Jote” në “Klanifornia”.

Delinda Disha, si moderatorja e “Historia jote” dhe Olsi Bylyku, si një burrë i dhunuar nga gruaja, realizuan një skeç në puntatën e sotme të programit të humorit (e shtunë, 19 shtator). Roli i aktorit paraqiti një burrë që rrëfente dhunën që gruaja ushtronte ndaj tij, ndërkohë që të qeshurat false dëgjoheshin vazhdimisht në sfond. Në një tjetër skeç të “Historia jote”, Olsi dhe Delinda sollën në skenë “Më helmoi nusja me kos”, një ngjarje që bëri jo pak bujë në media kohë më parë, ku nusja tentoi të vriste vjehrrën duke e helmuar me kos, ngjarje që më pas qarkulloi nëpër rrjete sociale dhe u kthye në objekt memesh.

Me fjalë të tjera, në një program televiziv paraqiten si pa të keq dhuna në familje dhe një tentativë për vrasje si objekt humori, pak a shumë si komedi slapstick e kohëve moderne.

Përdorimi i një teme delikate si dhuna për nota humori nuk është diçka e panjohur, për sa kohë me dhjetëra filma vizatimorë përmbajnë skena të ngjashme (edhe kjo vlen për t'u diskutuar si dukuri, patjetër). Megjithatë, fakti që tema të tilla normalizohen në televizion, në një kohë kur dhuna dhe vrasjet në familje janë gjithnjë e më shumë shqetësuese, është problematike.

Përpara se të kaloj te ndikimi që skeçe të tilla kanë të audienca, duhet të theksoj se nuk bëhet fjalë për komedinë e zezë apo atë që njihet si humori i zi ose humori i errët. Komedia e zezë, e cila daton që te Aristofani në Greqinë e Lashtë, vërtet ka në qendër tema si dhuna, vdekja, diskriminimi, seksualiteti njerëzor, sëmundjet etj., mirëpo qëllimi i kësaj komedie është promovimi i temave që gjerësisht konsiderohen tabu dhe duhen diskutuar.

Jam e mendimit që çdo dukuri mund të bëhet objekt humori, për sa kohë i shërben një qëllimi dhe nuk ndikon negativisht te njerëzit. Është e faktuar se po, njerëzit dëgjojnë më shumë dikë që i bën të qeshë sesa dikë që i bën të ndihen të trishtuar. Një shembull i kësaj është rasti kur komediani Hannibal Buress bëri shaka për përdhunimet e aktorit Bill Cosby. Të gjithë pëshpërisnin lart e poshtë për përdhunimet e tij, por vetëm aq. Kur Buress bëri shaka, të gjithë nisën të flisnin, mediat të investigonin dhe kështu, Cosby u arrestua dhe dënua me burg.

Pra, me fjalë të tjera, qëllimi i humorit të zi është fuqizimi i “të shtypurit”. Në këtë pikë, dyshoj që skeçi i “Klanifornias” të fuqizojë në një farë mënyre burrat e dhunuar nga gratë. E nëse ky ka qenë qëllimi i vërtetë, mea culpa! S'e paskam kuptuar. Sidoqoftë, mbase duhet të fuqizojnë më parë gratë e dhunuara nga burrat, sepse statistikisht janë më të shumta në numër. Megjithatë, dyshoj të ketë qenë ky qëllimi.

Skeçet me dhunën ndaj burrit dhe tentativën për vrasje ndaj vjehrrës janë thjesht tema që gjerësisht qarkullojnë nëpër faqe memesh dhe në këtë pikë, e kam të pamundur të bëj lidhjen me televizionin. Faqet e memeve kanë lehtësinë të postojnë çfarë të duan dhe si të duan, për sa kohë nuk iu kanë ndofarë detyrimi askujt. Por televizionet kombëtare nuk janë faqe memesh. Televizioni ka një përgjegjësi ndaj shikuesve dhe kurrsesi nuk mund të normalizojë dhunën. Të mos harrojmë edhe se natyra e njeriut priret të normalizojë, ose së paku të mos i shohë si shqetësuese, dukuritë që i sheh ose i dëgjon shpesh.

Është paradoksale se si nëpër programet e humorit, ku dashuria është e pamoralshme, dhuna na shfaqet si diçka krejt normale. Madje edhe për të qeshur.

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Violence as humor

Dhuna si humor

In our daily lives, we are used to associating laughter usually with positive events or feelings that give us pleasure, while on the other hand, we refer to violence as a negative phenomenon which, as long as we are not the aggressor, does not give us any pleasure. . However, violence and laughter seem to interact quite nicely with each other - for example, as in "Your Story" in "California".

Delinda Disha, as the moderator of "Historia jote" and Olsi Bylyku, as a man raped by a woman, realized a sketch in today's episode of the comedy program (Saturday, September 19). The role of the actor presented a man who confessed the violence that the woman exercised against him, while false laughter was constantly heard in the background. In another sketch of "Your Story", Olsi and Delinda brought on stage "The bride poisoned me with yogurt", an event that caused quite a stir in the media some time ago, where the bride tried to kill her mother-in-law by poisoning her with yogurt, an event which then circulated through social media and became the object of memes.

In other words, a television program portrays domestic violence and an assassination attempt as an object of humor, more or less like the slapstick comedy of modern times.

Using a subtle theme like violence for humorous notes is not something unknown, as long as dozens of cartoons contain similar scenes. However, the fact that such topics are normalized on television, at a time when domestic violence and killings are increasingly troubling, is problematic.

Before moving on to the impact that such sketches have on audiences, I must emphasize that it is not about black comedy or what is known as black humor or dark humor. The black comedy, which dates back to Aristophanes in Ancient Greece, really focuses on topics such as violence, death, discrimination, human sexuality, disease, etc., but the purpose of this comedy is to promote topics that are widely considered taboo and should be discussed. .

I am of the opinion that any phenomenon can become an object of humor, as long as it serves a purpose and does not negatively affect people. It is in fact proven that yes, people listen more to someone who makes them laugh than someone who makes them feel sad. An example of this is the case when comedian Hannibal Buress joked about the rapes of actor Bill Cosby. Everyone whispered up and down about his rapes, but only that much. When Buress joked, everyone started talking, the media investigating and so, Cosby was arrested and sentenced to prison.

Pra, me fjalë të tjera, qëllimi i humorit të zi është fuqizimi i “të shtypurit”. Në këtë pikë, dyshoj që skeçi i “Klanifornias” të fuqizojë në një farë mënyre burrat e dhunuar nga gratë. E nëse ky ka qenë qëllimi i vërtetë, mea culpa! S'e paskam kuptuar. Sidoqoftë, mbase duhet të fuqizojnë më parë gratë e dhunuara nga burrat, sepse statistikisht janë më të shumta në numër. Megjithatë, dyshoj të ketë qenë ky qëllimi.

Sketches of violence against the husband and attempted murder of the mother-in-law are just topics that circulate widely through meme pages and at this point, I find it impossible to make the connection to television. Meme sites have the ease of posting what they want and how they want, as long as they have no obligation to anyone. But national televisions are not meme sites. Television has a responsibility to viewers and can never normalize violence. Let us also not forget that human nature tends to normalize the phenomena it sees or hears often, or at least does not see them as disturbing.

It is paradoxical how in humor programs, where love is immoral , violence appears to us as something completely normal. Even to laugh.

----dhuna-si-humor