Health

Dhimbja e gjirit: Llojet e dhimbjeve dhe çfarë i shkakton (përveç periodave)

Dhimbja e gjirit: Llojet e dhimbjeve dhe çfarë i shkakton

Çfarë është dhimbja e gjirit?

Dhimbja e gjirit, e quajtur edhe mastalgji, është një gjendje e zakonshme në mesin e grave. Dhimbja zakonisht kategorizohet si ciklike ose jo ciklike.

Dhimbja është ciklike kur shoqërohet me ciklin menstrual. Dhimbja e lidhur me ciklin menstrual ka tendencë të ulet gjatë ose pas menstruacioneve. Në këtë rast, dhimbja shkaktohet nga hormohet.

Dhimbja jo ciklike mund të ketë shumë shkaqe, përfshirë dëmtimin e gjirit. Ndonjëherë dhimbja jo ciklike mund të vijë nga muskujt ose indet përreth sesa nga vetë gjiri. Dhimbja jo ciklike është shumë më pak e zakonshme se dhimbja ciklike dhe shkaqet e saj mund të jenë më të vështira për t'u identifikuar.

Mastalgjia mund të ndryshojë në intensitet nga një dhimbje e mprehtë në një ndjesi shpimi gjilpërash.

Shkaqet e dhimbjes së gjirit

Dhimbja e gjirit mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh. Dy nga shkaqet më të zakonshme janë luhatjet e hormoneve dhe gjinjtë fibrokistikë.

Luhatjet e hormoneve

Cikli menstrual shkakton luhatje të hormoneve estrogjen dhe progesteron. Këto dy hormone mund të bëjnë që gjinjtë të ndjehen të fryrë, me gunga dhe ndonjëherë të shkaktojnë dhimbje.

Gratë ndonjëherë raportojnë se kjo dhimbje përkeqësohet me rritjen në moshë për shkak të rritjes së ndjeshmërisë ndaj hormoneve. Nëse dhimbja e gjirit është për shkak të luhatjeve të hormoneve, zakonisht do të vini re që përkeqësohet dy ose tre ditë para menstruacioneve. Ndonjëherë dhimbja vazhdon gjatë gjithë ciklit menstrual.

Periudhat e zhvillimit që ndikojnë në ciklin menstrual të një gruaje dhe potencialisht shkaktojnë dhimbje të gjirit përfshijnë:

- puberteti
- shtatzënia
- menopauza

Kistet e gjirit

Me rritjen në moshë, gjinjtë përjetojnë ndryshime të njohura si involucion. Kjo është kur indet e gjirit zëvendësohen me yndyrë. Një efekt anësor i kësaj është zhvillimi i kisteve. Këto njihen si ndryshime fibrokistike ose ind fibrokistik i gjirit.

Gjinjtë fibrokistikë mund të ndjehen me gunga. Kjo zakonisht ndodh në pjesët e sipërme dhe të jashtme të gjinjve. Gungat gjithashtu mund të zmadhohen në madhësi rreth kohës së ciklit menstrual.

Ushqyerja me gji dhe dhimbja e gjirit

Gratë mund të përjetojnë dhimbje gjiri gjatë gjidhënies për disa arsye:

- Mastiti: infeksion i tubave të qumështit. Kjo mund të shkaktojë dhimbje të forta, çarje, kruajtje, djegie ose flluska te thithat. Simptoma të tjera përfshijnë vija të kuqe në gjinj, ethe dhe të dridhura.

- Teprica e qumështit: ndodh kur nëna prodhon më shumë qumësht nga sa konsumon foshnja. Kjo gjendje i bën gjinjtë të jenë më të fortë dhe të fryrë, më të ndjeshëm dhe të shkaktojnë dhimbje.

Shkaqe të tjera

Dhimbja e gjirit mund të ketë shkaqe të tjera, duke përfshirë:

- Dieta: Ushqimet që një grua ha mund të kontribuojnë në dhimbjen e gjirit. Gratë që hanë dieta jo të shëndetshme, të tilla si ato me shumë yndyrna dhe karbohidrate, mund të jenë në rrezik më të madh për dhimbje në gji.

- Shqetësime: Ndonjëherë dhimbja e gjirit ndodh për shkak të acarimit të gjoksit, krahëve ose muskujve të shpinës. Kjo është e zakonshme nëse jeni marrë me aktivitete të tilla si vozitje, ski në ujë etj.

- Madhësia e gjirit: Gratë me gjoks më të madh mund të përjetojnë shqetësime në qafë dhe shpatulla.

- Medikamente: Antidepresantët, terapia hormonale, antibiotikët dhe ilaçet për sëmundjet e zemrës, të gjitha mund të kontribuojnë në dhimbjen e gjirit.

- Pirja e duhanit: Pirja e duhanit rrit nivelet e epinefrinës në indet e gjirit. Kjo mund të shkaktojë dhimbje te gjinjtë.

A lidhet dhimbja e gjirit me kancerin e gjirit?

Dhimbja e gjirit zakonisht nuk është e lidhur me kancerin. Të kesh dhimbje gjoksi ose gjinj fibrokistikë nuk do të thotë se jeni në rrezik më të lartë për të patur kancer. Sidoqoftë, indet me gunga mund ta bëjnë më të vështirë ekzaminimet në mamografi. Një konsultë me specialistët e fushës mund të shqyrtojnë më mirë nëse dhimbja e gjirit ka lidhje me kancerin.

Dhimbja e gjirit: Llojet e dhimbjeve dhe çfarë i shkakton

Burimet: Mayo Clinic, Medical News Today, Healthline

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Breast pain: Types of pain and what causes them

Dhimbja e gjirit: Llojet e dhimbjeve dhe çfarë i shkakton

What is breast pain?

Breast pain, also called mastalgia, is a common condition among women. Pain is usually categorized as cyclical or non-cyclical.

Pain is cyclical when associated with the menstrual cycle. Pain associated with the menstrual cycle tends to subside during or after menstruation. In this case, the pain is caused by hormones.

Non-cyclical pain can have many causes, including breast damage. Sometimes non-cyclical pain can come from the surrounding muscles or tissues rather than from the breast itself. Non-cyclical pain is much less common than cyclic pain and its causes may be more difficult to identify.

Mastalgia can vary in intensity from a sharp pain to a tingling sensation.

Causes of breast pain

Breast pain can be caused by a number of factors. Two of the most common causes are hormone fluctuations and fibrocystic breasts.

Hormone fluctuations

The menstrual cycle causes fluctuations in the hormones estrogen and progesterone. These two hormones can make breasts feel swollen, bumpy and sometimes cause pain.

Women sometimes report that this pain worsens with increasing age due to increased sensitivity to hormones. If breast pain is due to hormone fluctuations, you will usually notice it worsening two or three days before menstruation. Sometimes the pain persists throughout the menstrual cycle.

Developmental periods that affect a woman's menstrual cycle and potentially cause breast pain include:

- puberty
- pregnancy
- menopause

Breast cysts

With age, breasts experience changes known as involution. This is when breast tissue is replaced with fat. A side effect of this is the development of cysts. These are known as fibrocystic changes or fibrocystic breast tissue.

Gjinjtë fibrokistikë mund të ndjehen me gung. Kjo zakonisht ndodh në pjesët e sipërme dhe të jashtme të gjinjve. Gungat gjithashtu mund të zmadhohen në madhësi rreth kohës së ciklit menstrual.

Ushqyerja me gji dhe dhimbja e gjirit

Gratë mund të përjetojnë dhimbje gjiri gjatë gjidhënies për disa arsye:

- Mastiti: infeksion i tubave të qumështit. Kjo mund të shkaktojë dhimbje të forta, çarje, kruajtje, djegie ose flluska te thithat. Simptoma të tjera përfshijnë vija të kuqe në gjinj, ethe dhe të dridhura.

- Teprica e qumështit: ndodh kur nëna prodhon më shumë qumësht nga sa konsumon foshnja. Kjo gjendje i bën gjinjtë të jenë më të fortë dhe të fryrë, më të ndjeshëm dhe të shkaktojnë dhimbje

Shkaqe të tjera

Dhimbja e gjirit mund të ketë shkaqe të tjera, duke përfshirë:

- Dieta: Ushqimet që një grua ha mund të kontribuojnë në dhimbjen e gjirit. Gratë që hanë dieta jo të shëndetshme, të tilla si ato me shumë yndyrna dhe karbohidrate, mund të jenë në rrezik më të madh për dhimbje në gji.

- Shqetësime: Ndonjëherë dhimbja e gjirit ndodh për shkak të acarimit të gjoksit, krahëve ose muskujve të shpinës. Kjo është e zakonshme nëse jeni marrë me aktivitete të tilla si vozitje, ski në ujë etj.

- Madhësia e gjirit: Gratë me gjoks më të madh mund të përjetojnë shqetësime në qafë dhe shpatulla.

- Medikamente: Antidepresantët, terapia hormonale, antibiotikët dhe ilaçet për sëmundjet e zemrës, të gjitha mund të kontribuojnë në dhimbjen e gjirit.

- Pirja e duhanit: Pirja e duhanit dihet se rrit nivelet e epinefrinës në indet e gjirit. Kjo mund të shkaktojë dhimbje te gjinjtë.

A lidhet dhimbja e gjirit me kancerin e gjirit?

Dhimbja e gjirit zakonisht nuk është e lidhur me kancerin. Të kesh dhimbje gjoksi ose gjinj fibrokistikë nuk do të thotë se jeni në rrezik më të lartë për të patur kancer. Sidoqoftë, indet me gunga mund ta bëjnë më të vështirë ekzaminimet në mamografi. Megjithatë një konsultë me specialistët e fushës mund të shqyrtojnë më mirë nëse dhimbja e gjirit ka lidhje me kancerin.

Dhimbja e gjirit: Llojet e dhimbjeve dhe çfarë i shkakton

Burimet: Mayo Clinic, Medical News Today, Healthline