Lifestyle

Destinacioni më i bukur për festat e fundvitit është shumë më pranë nga sa keni menduar

Destinacioni më i bukur për festat e fundvitit është

Buzë oxhakut tek gjerbni një gotë verë a kakao të ngrohtë, muzikë festive në sfond dhe jashtë dëbora që ka mbuluar çdo cep... Kjo është tabloja e destinacionit që kemi, kur çojmë nëpër mend festat dhe fund dhjetorin. Po sikur t'ju themi që magjia e festave buzë detit nuk ka të krahasuar dhe është një përvojë unike që duhet provuar do të na besonit? Për pak ditë, në një ceremoni të veçantë, në resortin Portonovi do të ndizen dritat e pemës dhe atmosfera e festave do të shndërrojë këtë vend bregdetar në një magji. Nëse deri më tani darka e Vitit të Ri apo Krishtlindjes ju ka gjetur në të njëjtin vend, është momenti të zbuloni një destinacion krej të veçantë, ku ju dhe njerëzit tuaj të dashur do të krijoni kujtimet më të bukura. 

Jo shumë larg Tiranës, pa qenë nevoja të blini një biletë avioni, në një nga gjiret më të bukura të Evropës ngrihet resorti me standardet më të larta, në harmoni të plotë me natyrën në qendër të një fshati që gëlon nga gjallëria. Portonovi, shndërrohet në një mrekulli gjatë festave dhe përgjatë gjithë muajit Dhjetor, kryefjala janë eventet e surpriza. 

Destinacioni më i bukur për festat e fundvitit është

Nga ngjarjet emocionuese deri tek festimet e jashtëzakonshme, çdo moment do të jetë i paharrueshëm. Tregu i Krishtlindjes, shtëpizat e drurit, këndet për foto, personazhet më të dashura për fëmijë, skena e artistëve etj do të jenë vetëm disa nga surprizat që ju presin gjatë muajit dhjetor. Festimet në Portonovi kanë bërë jehonë nga viti në vit, ndaj bëjini dhuratën më të veçantë vetes, disa ditë qëndrimi në këtë resort për të zbuluar vetë magjinë dhe atmosferën festive buzë detit. Përjetoni sharmin magjepsës të Portonovit këtë dimër dhe zbuloni magjinë që gjendet në çdo kënd. Portonovi si destinacioni për sezonin festiv 2023-2024 do t'ju dhurojë disa nga kujtimet më të paharrueshme.

Në sheshin Marina do të zhvillohen një sërë koncertesh të bujshme për 16 ditë me radhë që do të ndezin atmosferën si kurrë më parë. Darka Gala e Krishtlindjes apo ajo e ndërrimit të viteve, brunch-i më 1 janar, janë disa nga organizimet e tjera luksoze që stafi i Portonovit ka planifikuar në detaj. 

Destinacioni më i bukur për festat e fundvitit është

Megjithatë nëse kjo është dhurata që ju do i bëni vetes, Portonovi ka një tjetër dhuratë për ju. Ekipi i përkushtuar në Portonovi ka kuruar një ofertë të veçantë festive duke iu përshtatur nevojave të çdo klienti. Përfitoni nga uljet tunduese për një arratisje dimri që do të bëhet një nga kujtimet tuaja më të dashura. Oferta përfshin akomodimin në suitat luksoze, mëngjesin e shijshëm për të filluar ditën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe një masazh relaksues 30-minutësh për person. Kjo ofertë e veçantë për fillon prej vetëm 192 euro për një natë dhe është në dispozicion deri më 31 janar.

Ndonëse deri më tani keni qenë në mëdyshje për dhuratën që mund t'i bëni njeriut të zemrës, apo për destinacionin se ku do i kaloni festat si familje, kjo është ideja që do të triumfojë ndaj çdo dhurate tjetër. Në fund të fundit, shpirti i festave lidhet me krijimin e kujtimeve ndaj këtë vit dhuroni një përvojë, atë të qëndrimit në Portonovi, për të shijuar magjinë e festave si kurrë më parë. 

REELS

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣