Metropolitan

Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë

Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër

Ndërsa tregu global i pagesave në kohë reale vazhdon të rritet dhe pritet të arrijë vlerën prej 34.16 miliardë dollarësh deri në fund të këtij viti, Visa ka mundësuar një shërbim për transfertat e menjëhershme të parave, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke përdorur vetëm një numër telefoni ose kartë pagese.

Me vetëm disa klikime, individët, bizneset dhe institucionet shtetërore mund të dërgojnë fonde shpejt dhe në mënyrë të sigurt drejt një llogarie tjetër, përmes aplikacionit të bankingut në celular apo faqes zyrtare të bankës. Paratë merren në kohë reale – çka përbën avantazhin kryesor të këtij shërbimi.

“Me lançimin e shërbimit Visa Direct në Shqipëri, po u ofrojmë përdoruesve mundësinë që të përmbushin detyrimet e tyre financiare në mënyrë të menjëhershme, të sigurt dhe shumë të thjeshtë. Nëpërmjet inovacioneve në pagesa, synojmë të ndjekim ritmin e zakoneve në ndryshim dhe nevojave reale të përdoruesve tanë,” – u shpreh Ana Draškovi?, Zëvendëspresidente dhe Drejtuese e Përgjithshme e Visa për Evropën Juglindore.

Shërbimi Visa Direct përdor teknologji të avancuara sigurie të bazuara në rrjetin VisaNet – një sistem global pagesash që ka përpunuar mbi 3.3 trilionë transaksione në 200 vende dhe territore gjatë 25 viteve të fundit. Me një mbrojtje të shumëfishtë të të dhënave, përdoruesit mund të jenë të sigurt se informacioni i tyre financiar është i mbrojtur gjatë çdo transferte. VisaNet është ndërtuar për të mbrojtur të gjitha palët e përfshira në transaksione dhe ka përdorur inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe parandaluar mashtrimet për më shumë se 30 vite.

Lançimi i Visa Direct në Shqipëri kontribuon gjithashtu në forcimin e shërbimeve financiare digjitale në rajon. Në shumë vende të Evropës Juglindore, transfertat digjitale të parave po bëhen një mjet thelbësor për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe për konsumatorët që kërkojnë një menaxhim më të shpejtë dhe efikas të financave. Ofrimi i këtyre inovacioneve ndihmon gjithashtu në uljen e ekonomisë informale dhe rritjen e transparencës së transaksioneve, duke ndikuar pozitivisht në rritjen afatgjatë të PBB-së së ekonomisë vendase.

Shërbimi Visa Direct u prezantua për herë të parë në vitin 2013. Sot, është i disponueshëm në më shumë se 190 tregje në mbarë botën dhe lidh 11 miliardë përdorues në 160 monedha të ndryshme.

###

Rreth Visa

Visa është një lider botëror në pagesat digjitale, duke mundësuar transaksione ndërmjet konsumatorëve, tregtarëve, institucioneve financiare dhe enteve qeveritare në mbi 200 vende dhe territore. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, të përshtatshëm, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave, duke ndihmuar individët, bizneset dhe ekonomitë të lulëzojnë. Ne besojmë se ekonomitë gjithëpërfshirëse për të gjithë, kudo, fuqizojnë të gjithë – dhe se aksesimi është themeli për të ardhmen e lëvizjes së parave. Më shumë informacion në Visa.com.

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.