
Prej 11 vitesh në politikë, deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau është dalluar jo vetëm për aftësitë, por edhe për pamjen e saj elegante. Ajo është renditur shpesh një nga gratë më simpatike të politikës, gjë që nuk ka mbetur pa u vënë re dhe nga mediat e huaja.

Së fundmi, deputetja simpatike është shfaqur në një nga kopertinat më të famshme në Kuvait. Vetë Shkjau e ka publikuar fotografinë në profilin e saj në Facebook, ku shkruan se ishte shumë e nderuar të ishte në kopertinën e revistës Osrati.
Paraqitja e deputetes në kopertinën e revistës Osrati nuk është aspak një rastësi. Ajo ka treguar dhe më parë lidhjen e saj të fortë me kulturën arabe, veçanërisht me fenë muslimane. Në vitin 2016, ajo bëri mjaft bujë kur u vesh me shaminë tradicionale për një eksperiment të realizuar në vendin tonë.
Esmeralda Shkjau mori statusin e deputetes në vitin 2014, pasi ky i fundit iu dorëzua nga ish-ministri i Shëndetësisë. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Europian të Tiranës, ku në vitin 2014 u nderua me çmimin e karrierës.