Showbiz

Deklarata skandaloze: Butrinti bën hajgare me një histori ngacmimi seksual

Deklarata skandaloze: Butrinti bën hajgare me një histori ngacmimi

Butrint Imeri mund të dijë shumë gjëra, si për shembull kur një njeri është i mirë dhe kur i keq, por sigurisht nuk di asgjë për ngacmimet seksuale dhe përdhunimet, për aq kohë sa i trajton si diçka gazmore dhe bën hajgare (nga dialekti geg – gallatë) me një histori që është tentativë për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Gjatë emisionit festiv të Prive për fundvit, Butrinti tregoi një histori “ekstrem funny” sipas tij. Ai tregoi se kohë më parë kishte qenë në një afterparty me miqtë në Shëngjin. Në hotel, një vajzë kishte bërtitur krejt papritur sepse një prej shokëve të Butrintit i kishte hyrë në dhomë dhe ishte hequr si Butrinti në mënyrë që të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën. Pra, dy krime: Cënim privatësie dhe tentativë për përdhunim përmes mashtrimit. Pas historisë “ekstrem funny”, Butrinti, Liberta Spahiu, Ylli Limani, Shkurte Gashi dhe Fifi qeshën.

Për të qartësuar Butrintin dhe këdo që guxon ta trajtojë si diçka normale një situatë të tillë: Në përkufizimin më të thjeshtë të mundshëm, përdhunimi është çdo lloj sulmi seksual që përfshin aktivitet seksual pa pëlqimin e palës tjetër. Akti i përdhunimit ose ngacmimit seksual mund të kryhet me forcë, me kërcënim, me shfrytëzim detyre, me mashtrim ose mund të kryhet kundrejt një personi të paaftë për të dhënë pëlqimin e vetëdijshëm, ka paaftësi intelektuale ose është nën moshën ligjore për të dhënë miratimin e duhur.

Sigurisht që nuk është Butrinti ai që tentoi të kryente seks me dikë përmes mashtrimit, por është Butrinti, një figurë publike që pëlqehet nga mbi 844 mijë njerëz në Instagram, ku mes tyre mund të ketë edhe vajza që janë ngacmuar seksualisht, i cili e trajtoi si diçka gallatë historinë e shokut të tij.

Është me të vërtetë për të ardhur keq që Butrinti dhe të pranishmit e tjerë, me shumicë vajza, qeshën kur ndërkohë jetojmë në një botë ku 8.6% e vajzave/grave përdhunohen çdo vit dhe vetëm një përqindje e papërfillshme zgjedhin të raportojnë në polici. Është për të ardhur keq që media, me gjithë fuqinë që ka në dorë, nuk zgjedh të edukojë ata që mendojnë si Butrinti me shokë, por përkundazi, i promovon.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Scandalous statement: Butrint makes a joke with a history of sexual harassment

Deklarata skandaloze: Butrinti bën hajgare me një histori ngacmimi

Butrint Imeri may know many things, for example when a person is good and when bad, but certainly did not know anything about sexual harassment and rape, as long as the treats as something funny and makes jokes (from dialect GEG - gallate) with a history of attempted rape and sexual harassment.

During Prive's year-end show , Butrint told a "extreme funny" story according to him. He recounted that he had previously been to an afterparty with friends in Shengjin. At the hotel, a girl had screamed all of a sudden because one of Butrint's friends had entered her room and had been removed like Butrint in order to have sex with the girl. After the "extreme funny" story, Butrinti, Liberta Spahiu, Ylli Limani, Shkurte Gashi and Fifi laughed.

To clarify Butrint and anyone who dares to treat such a situation as normal: In the simplest possible definition, rape is any type of sexual assault involving sexual activity without the consent of the other party. The act of rape or sexual harassment may be perpetrated by force, intimidation, coercion, fraud, or it may be committed against a person incapable of knowingly consenting, having intellectual disabilities or being under legal age to give consent. right.

It's certainly not Butrint who tried to have sex with someone through fraud, but it's Butrint, a public figure liked by over 844,000 people on Instagram, among whom may include sexually harassed girls, who treated her like the story of his friend.

It is really unfortunate that Butrint and the other girl-majority attendees laugh when we live in a world where 8.6% of girls / women are raped every year and only a negligible percentage choose to report to the police.