Dy muaj më parë. Cristiano Ronaldo bëri publik trailer-in e dokumentarit të ardhshëm rreth jetës së tij. Ky dokumentar përmban një vështrim mbi jetën personale të Critiano-s, po ashtu edhe intervistat e drejtëpërdrejta të yllit të Reali Madridit, familjes dhe miqve të tij.
Sipas 'For The Win', një prej bisedave të përfshira në dokumentar është edhe ajo e nënës së futbollistit Maria Dolores dos Santos Aveiro, e cila pranon se ajo ka gati ka pasur një abort, ndërsa ishte shtatzënë me Ronaldo-n.
"Kam kërkuar të bëja abort, por Zoti nuk donte që kjo të ndodhte", zbulon Dolores. "Cristiano ka qenë fëmijë i padëshiruar, por ai më ka dhënë kaq lumturi mua". Aviero thotë se kur e diskutojnë tani, ata qeshin me këtë çështje.
Ronaldo diskuton gjithashtu edhe vdekjen e parakohshme të babait të tij Dinis, në moshën 53-vjeçare dhe betejën e tij me alkoolin. "Ai pinte gati çdo ditë", thotë Ronaldo. "Kjo më frustronte mua se ai kurrë nuk ishte në gjendje të shihte suksesin tim".
'Ronaldo' do të dalë në kinema në 9 nëntor.
Burimi: Complex; Përshtati: Jolinda Levonja